Një bisedë në distancë mes kryeministrit Rama dhe ambasadorit amerikan, Donald Lu. Duke komentuar deklaratën e Ramës ku tha tha që nëse akuzat e opozitës për Fatmir Xhafajn qëndrojnë, do të fliste SHBA, Lu ka kërkuar nga kryeministri që të flasë me emrin e tij dhe jo me atë të Shteteve të Bashkuara.
Pas kësaj deklarate ka qenë i menjëhershëm edhe reagimi i Ramës:”Patjetër që unë flas për veten time dhe miku ynë Lu flet për veten e vet. Dhe krejt normalisht, është puna ime të them atë që mendoj, kur flas lidhur me të, siç është puna e tij të thotë atë që mendon, kur pyetet lidhur mua“, ka shkruar Rama në facebook.