Po të mos ishin larguar nga Shqipëria, Ermal Meta e Rita Ora do të ishin kryetarë të FRESSH-it – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Po të mos ishin larguar nga Shqipëria, Ermal Meta e Rita Ora do të ishin kryetarë të FRESSH-it

20:30 | 10/05/2018
në Uncategorized
0

Nga Greta Beqiri

Patriotizmi më i madh, veç 3 ditë zgjat…Nga 1-10, sa patriotë jemi ne shqiptarët?

Ah jo, s’e kam fjalën për këto kompeticionet e mëdha që zhvillohen si Eurosongu, futbolli, etj., por për ndienjën e vërtetë të të ndierit krenarë, ashtu siç dimë të themi: “Krenarë që jemi shqiptarë!”

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Turp është, por këtë frazë e dëgjoja gjithmonë sa herë luante kombëtarja, dhe së fundmi mbrëmë, të cilën e përdora dhe vetë, për kualifikimin në finale të Eugent Bushpepës në Festivalin Europian. E di që shumë prej jush do më kundërvihen pas kësaj, por unë sot dua ta shkoqis kokërr më kokërr këtë realitet të shëmtuar. Si fillim dua t’ju pyes? Sa prej nesh e donin kaq shumë Bushpepën, para se të ngjitej në atë skenë? A jemi ne po të njëjtët artdashës, që kënga e Encës merr 1 milionë klikime, kurse kënga përfaqësuese nuk merr as çerekun e klikimeve? Nuk po them se është totalisht faji ynë, ne aq sa dimë, bëjmë, por mos ta bëjmë të paktën këtë patriotizëm në formën më të shëmtuar të mundshme!

Sa krenarë jemi për Eleni Foureirën ne sot, që deri më dje nuk lamë fjalë të librit të shpisë pa i thënë, se mohoi rrënjët e saj si shqiptare? Po për Ermal Metën, sa krenarë jemi, që po e fal kreativitetin e tij në emër të një shteti fqinj? Po kënga e Elhaida Danit, ju kujtohet? E mbani mend sesa krenarë ishim, deri në momentin që e lancoi këngën në Eurovizion dhe doli jashtë pritshmërive tona, dhe aty për aty e braktisëm… Po Suus, e Rona Nishliut që kur doli nga dyert e festivalit të RTSH-së, thamë se të bënte me dhimbje koke, por rrjedha ndryshoi kur ajo deri më sot e kësaj dite ka marrë rankimin më të mirë për Shqipërinë, dhe jemi po të njëjtët NE, që lëpimë atë që përshtymë, jemi po të njëjtët NE që e shamë dhe sot mburrëmi me vokalin e saj.

E dini ç’bëjmë ne? Bëjmë një patriotizëm shumë të shëmtuar dhe parazit mbi talentin e artistit, në këtë rast. (Marr shkas nga eventi i Eurovizionit, meqënëse është aktual.)

Kur citova më sipër që, nuk është totalisht faji ynë për këtë formë të të shprehurit të patriotizmit, jo më kot e thashë, sepse vendi ynë është xhepshpuar e hallexhi ngado që ta kapësh.

Kush do të ishte për ne sot Ermal Meta, nqs nuk do ishte larguar me sakrificë drej Italisë, po Foureira, Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha e shumë të tjerë, kush do të ishin dhe çfarë do ishin sot? A do na plaste? Hiç fare, as do na binte ndërmënd kush ishin. Kryetarë FRESSH-i do ishin maksimumi, ose do bënin ndonjë street art me shumë mundësi. Do thoni ju, që po ja e ka fajin shteti, nuk ëhshtë faji ynë! Esenca e gjithë kësaj është që NE jemi familjarzuar dhe jemi bërë një aq shumë me dështimet, jemi bërë miq të së keqes, duke pluhrosur vlerat tona me damkën: “Hajt mo, Shqipëri hesapi!”

Patriotizmi nuk është veç një ditë, apo dy tri, duke bërë si i flaktë përmes tastierës dhe më pas gjithë vitin t’i biesh kokës me grusht, pse lindëm këtu.

E nëse në fund të fundit na pëlqen kjo formë, le të mos e njollosim Patriotizmin për një ditë, sepse nëse do të kishte gojë ky i fundit, do të kishte ulëritur nga dhimbja dhe do të kish vjellë nga pështirësia.

Etiketa: Dua LipaErmal MetaEurovizionfresshpatriotizemRita Ora

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Italia, NATO-s: Arta, Preveza, Suli, e deri në Kostur banohen nga shqiptarët 

Italia, NATO-s: Arta, Preveza, Suli, e deri në Kostur banohen nga shqiptarët 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com