Kafshimi i një qeni i ka marrë jetën një 58-vjeçari nga Elbasani. Rifat Bajrami është kafshuar nga një qen Pitbull para disa ditësh duke i shkaktuar shumë plagë, por në orët e para të kësaj të mërkure ka ndërruar jetë pasi ka pësuar trompozë.
Edhe më herët në qytetin e Elbasanit një grua është sulmuar nga një qen ndërsa po dërgonte mbesën në shkollë, ndërsa rrezikshmëria në rrugët e të gjithë vendit është e dukshme.
Të rinjtë i mbajnë kafshët pa maska dhe i trajnojnë të ndeshen, duke neglizhuar rrezikshmërinë që vjen nga ky trajtim që u bëhet kafshëve. Për t’u pëmrendur janë edhe qentë e rrugës, të cilët në jo pak raste bëhen të rrezikshëm për qytetarët.