PD: “Poshtë Tahiri, rroftë Tahiri!” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: “Poshtë Tahiri, rroftë Tahiri!”

11:07 | 01/05/2018
në Opinion
0

Nga Frrok Çupi

Gjëja më e fundit që do të kishte dështuar në Partinë Demokratike, do të ishte Kuvendi Kombëtar që u mbajt ditën e  Dielë. Pa “Saimir Tahirin” veç një zot e di çfarë mund të kishte qenë ai Kuvend. Në çdo dhjetë fjale, një prej tyre ishte “Tahir”. Nuk kaluan shumë orë, vetëm orët e natës dhe mëngjesi i hershëm i të hënës pas Kuvendit, kur kryetari i PD, Basha, mblodhi liderët kryesorë të PD për të dhënë mesazhin kryesor të Kuvendit:

“Ja u them unë- vijoji ai- dy punë kemi tani pas Kongresit. E para, të shkrijmë çdo seksion të PD në bazë dhe t’i bëjmë nga e para. E dyta, të ‘puna me Saimir Tahirin’. Askush të mos mungojë kur të flitet për Tahirin”, udhëzoi kryetari i PD, zoti Basha.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Ky është sinjali më i fundit se as vetë Kuvendi nuk do të ishte kryer pa “Saimir Tahirin” . Në Kuvendin e PD emri i Edi Ramës dhe i Saimir Tahirit- të dy “pronë” e PS në pushtet, që është “kundërshtare” për jetë a vdekje e Demokratëve, janë përmendur njëmijë herë më shumë se fjalët “liri”, “konservartorizëm”,  “familje”,  “komb”,  “program”, etj. Në natyrën e një partie të djathtë, siç është vetëshpallur PD, këto janë fjalët që duhet të zënë vendin e padiskutueshëm… Mirëpo drejtimi nuk është ky.

Pse po ndodh varfëria më e madhe e jetës në Partinë Demokratike?

Më duket se në PD nuk ka asnjë projekt për nesër. “Sinoret” kohore të PD janë “që sot e pas”, të nesërme nuk ka. Që sot e në të kaluarën ka ndodhur që një ministër është zënë në kurth nga Italianët, duke bërë tregti droge dhe armësh… Nëse do të kishte projekt PD nuk do tí dilte kohë që të merrej me atë që ka ndodhur këtu e një vit më parë…

Më duket se PD është perfektë në mënyrën si shërben kryeministrin “armik”…

Nëse sot e përmend kaq shpesh emrin e ministrit të akuzuar si trafikant, kjo i vjen në ndihmë kryeministrit. Sepse kryeministri e ka “shitur”, dmth.,  e ka larguar nga qeveria dhe nga grupi parlamentar. A jemi seriozë, apo bëjmë sikur jemi kritikë?… Kushdo që i del përpara kryeministrit me akuzat e opozitës, ky me të drejtë i përgjigjet: “Tahiri… Tahiri nuk është më imi, e kam përjashtuar”. Dhe atëherë Opozita del se nuk ka në dorë prova kundër qeverisë… Por në të njëjtën kohë, publiciteti që i bën PD qeverisë është e pa pagueshme…, do të duheshin 13. 4 milionë euro për të paguar gjithë këtë reklamë. Sepse gjithë ditën “Rama…, Tahiri…, Rama…, Tahiri!”, kjo është ‘ over’e nuk paguhet.

Me sa duket sa herë qëllojnë “dordolecin” Saimir, aty del miell opozitar. Sepse opozita nuk ka ide, nuk ka teori, nuk ka përkatësi fetare as politike. Madje ka një boshllëk shumë të madh në hendekun e përçarjes së brendshme që ka krijuar. Tahiri, edhe pse xhuxh e i pa sharm, mbush tërë atë boshllëk që krijon mungesa e ideve në PD. PD thërret: “Rroftë Tahiri, poshtë Tahiri!”.

Kuvendi i fundit i PD dëshmoi se kjo pati ka rrëshqitur në të majtë ekstreme. Në sallë ishin prurë emigrantë nga Greqia, njerëz pa lidhje me politikën veç me pasionin, jeniçerë në favor të kryetarit.  Kur njëri nga themeluesit dhe lider i parë i PD, Selami, foli si kritik për punët e PD, të gjithë u ngritën dhe vërshëllyen. Ligji nuk i lejonte ta çonin në litar’.  PD është kthyer në PPSH. Atëherë, prandaj iu duhet një ‘armik’ për ta gjykuar jo në Kinema 17 Nëntori, por në Pallatin e Kongreseve…. ‘Rroftë Tahiri!”për PD.

http://veritas.com.al/pd-poshte-tahiri-rrofte-tahiri/

Etiketa: Frrok ÇupiKuvendPDSaimir Tahiri

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Shkencëtarët: Në të ardhmen fëmijët do lindin ndryshe

Shkencëtarët: Në të ardhmen fëmijët do lindin ndryshe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –

Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –

23:10 | 13/12/2025
Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

23:02 | 13/12/2025
5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –

5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –

22:30 | 13/12/2025
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

22:04 | 13/12/2025
Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –

Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –

21:52 | 13/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –
  • Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –
  • 5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –
  • Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –
  • Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –
  • “Hysen Kadiu iku në Amerikë gjatë fushatës”, Berisha përplaset me Salianjin: Po gënjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –
  • Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com