Sikur Majlinda Bregu të kishte pyetur Sali Berishën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sikur Majlinda Bregu të kishte pyetur Sali Berishën

09:13 | 30/04/2018
në Uncategorized
0

Nga Ilir Levonja

Zgjedhja e ish ministres së Integrimit zonjës Majlinda Bregu, në postin e Sekretares së Përgjithshme në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, nuk ka asnjë diskutim që është një arritje e Shqipërisë. Për këtë, jo vetëm Majlinda Bregu, po çdo shqiptar duhet të ndihet krenar. E për më tepër, çdo demokrat, nga ai soji që nominohet me ata të viteve 90-të dhe që hodhën në plehra diktaturën duke i hapur rrugën pluralizmit politik. Të paktën kjo gjeneratë plot emra nuk u shfaros e tëra. As nuk u shpërbë edhe pse tentavitat janë tërësisht sheshit me katapultime për merita manipulimesh, siç është edhe rasti i Arben Ristanit kur iku nga Komisioni Zgjedhor. Dhe përfundoi si sekretar i përgjithshëm i demokratëve…

Edhe pse ardhja e atyre me merita karriere ishte një tren plot njëzetë e ca kilometër i gjatë. Mirëpo të gjithë e mbajmë mend se sa i lumtur ishte Sali Berisha duke u shprehur, i qeshur, sy e vesh, se, kush nuk do ta donte ta kishte Ristanin në parti? Kështu Arben Ristani nga një kalkulator votash, u bë një sekretar politik i një partie që solli mes shqiptarëve kulturën e pluralizmit politik. Një angllish zhvillim sa humbjet në zgjedhjet lokale dhe ato të përgjithëshme ishin më se të justifikueshme. Madje duke përforcuar atë gangrenën e mos kritikës, mbytjes së franksioneve apo mendimit ndryshe. Aq sa edhe sot e kësaj dite kush shprehet kundër kryetarit nuk është demokrat. Kjo është një gjendje me plot gojën epidemike e cila nuk ka asnjë fund tjetër, veç një adhurim verban për ishët dhe oligarkët e tipit të Sali Berishës. Që sot kërkon medoemos ta fusë PD-ën një konflikt të hapur me ambasadën e Amerikës dhe BE-së. Edhe pse fare e mirë e di që demokratët të parët e mbasandaj socialistët dhe gjithë shqipëtarët marshuan me moton se e duan Shqipërinë si Europa. Nga ana tjetër një kastë e tërë intelektualësh që janë gati të shkelin edhe veten si e si Lulzim Basha të rrijë kryetar. Janë gati të harrojnë çdo parim dhe aspiratë pse janë demokratë, mjaft që djali i Fahri Balliut dhe i Sali Berishës, njëri deputet e tjetri milioner, të vegjetojnë një lavdi bllokmenësh të rinj në emër të demokratëve. Plot intelektualë të mirëfilltë që e quajnë normale tkurrjen përshembull të këshillit drejtues të PD-ës nga 57 në 27 anëtarë. Forca e Unit që neverit çdo demokrat të mirëfilltë këtu është baraz me zero.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Nëse kjo është një kandidaturë e ofruar prej qeverisë, dhe besoj se në bazë të procedurës e tillë duhet të jetë, pasi nuk ka asnjë arsye që Berisha të ndihet në siklet, është një nga ato zgjedhje që meriton duartrokitje. Në fund të fundit një politikan që nuk mëson nga marrëzitë e paraardhësit nuk rritet kurrë. Partia Demokratike e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës ka plasur edhe më parë konflikte të tilla. Si të thuash nuk ka duruar dot që një intelektual i saj të koperojë kur në pushtet është kundërshtari. E ka bërë këtë me institucionin e presidentit për një emërim në Vatikan. Një nga ato dhjetra beteja të turpshme. Dhe si të tilla krejt të panevojshme për demokracinë dhe vendin. Po e bën sot me ngërdheshje karshi Majlinda Bregut. Në fakt emri më i merituar për shkak të eksperiencës në marrëdhëniet me BE dhe si një nga zonjat më të suksesshme të politikave të PD-ës.

Gjithsesi, nuk na mbetet gjë tjetër të falënderojmë Këshillin e Europës apo panelin vendimmarrës në përzgjedhjen e kandidaturës së Shqipërisë. Nuk besoj se sot ka popull që nuk gëzohet kur midis kandidaturave nga vendet e rajonit, fiton kjo e një zonjë nga Shqipëria. Afërmendsh është një rrënqethje prej emocionesh. Një intelektuale shqiptare midis, çfarë të themi më, grekëve, serbëve a maqedonëve etj. Eshtë një sukses shqiptar ku të paktën për ca orë na largon ato dhimbjet e kokës. Nga batalioni i oligarkëve, djemve, dhëndurëve dhe kryetarët e partive të vogla që kanë bërë pronë prej vitesh mandatet e demokratëve të vërtetë. Nga aleancat boshe dhe mbrojtja e shpatullave të korruptuarve duke na firuar zgjedhje pas zgjedhje. Aq sot vijën poltike të partisë demokratike e bën Zeni nga ishujt e Karaibeve. Mirëpo PD-ja nuk është kjo…, është më shumë. Dhe nëse aty vërtetë sot do të kishte demokratë…, Edi Rama nuk do ishte akoma në pushtet. Protestuesit e Kuksit nuk do kishin mbetur vetëm përpara drejtorisë së policisë në Tiranë dhe Gjykatës së Shkodrës.

Por aty vetëm demokratë nuk ka. Ka salixhinj, bashar, e ballinjë…, një parti e aspiratave të vdekura. Dhe nëse Majlinda Bregu, ku sipas Berishës, nuk i ka marrë dorën PD-ës, ka bërë mirë. Se po ta kishte pyetur, në vend të saj PD-ja do kish dërguar kandidaturën e ndonjë dele nga LSI. Fondi i artë i së ardhmes pa të ardhme…

Etiketa: Ilir LevonjaLulzim BashaMajlinda BreguSali Berisha

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
1952/ Mbarimi i arsimit 7-vjeçar, detyrë mbi detyrat për kuadrot

1952/ Mbarimi i arsimit 7-vjeçar, detyrë mbi detyrat për kuadrot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com