Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani rithekson se arrestimi u kuksianëve është bërë krejtësisht në kundërshtim me ligjin.
Ai citon 2 nene, të ciliat shpjegojnë se në cilat kushte dhe orare policia mund të kryejë kontrolle në banesë dhe të bëjë arrestime.
Manjani shkruan:
Lexoni këto 2 nene, ju lutem!
Neni 109 është i ligjit për Policinë e Shtetit. Ky nen tregon se kur e si shoqërohet një person në polici. Neni tregon se shoqërimi nuk bëhet për qejf të policisë!!! Vetëm kur personi është në hetim; në ndjekje nga Prokuroria; ka sëmundje ngjitëse; është duke i ikur policisë….
Pra shoqërimi është masë ekstreme ndaj një reagimi ekstrem! Jo për teka, e as hakmarrje shtetërore!
Neni 206, është i Kodit të Proçedurës Penale. Ky nen nuk lejon Policinë t’i hyjë askujt në banesë, as me vendim gjykate nga ora 20:00 deri në 7:00.
Ky është ligji!
Kuksianët u rrëmbyen në 3:00 të natës nga shtëpitë e tyre, pa vendim gjyqi, pa arsye të ngutshme dhe jo në flagrancë!
Kjo është Rilindja e Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës!
Asnjë surprizë, apo jo?!