Vendimi është marrë në mbledhjene grupit parlamentar demokrate pak para nisjes së seancës parlamentare
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka vendosur të vazhdojë marrëdhënien e kushtëzuar me parlamentin deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre nga mazhoranca. Një ndër kriteret që e mbajnë PD-në për të pestën javë radhazi në raport të kushtëzuar me Parlamentin, është kërkesa e opozitës për heqejen e mandatit për tre deputet të mazhorancës.
Për Koço Kokëdhimën, opozita kërkoi heqjen e imunitetit për shkak se akuzohet se përfitoi fonde publike duke përdorur mandatin e deputetit. Për Kokëdhimen çështja ka kaluar tashmë në Gjykatën Kushtetuese. Për dy deputetët të tjerë të PS-së, Valentina Leskaj dhe Rakip Suli, mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e opozitës duke e cilësuar të pabazuar pretendimin se dy deputetët kanë kryer të njëjtën shkelje me Kokëdhimën.