“Mosbindja civile” ka nisur me bllokimin e disa rrugëve në vend, mes saj edhe ajo e Milotit. Protestuesit e opozitës në këtë aks janë përplasur me uniformat blu.
Prej ditës së sotme ka nisur bllokimi i rrugëve nacionale në të gjithë vendin. Basha iu ka bërë thirrje qytetarëve të mos paguajnë më taksat dhe detyrimet ndaj shtetit.
Aksioni i opozitës për mosbindje civile ka nisur pas protestës së dhunshme për tarifën e vendosur për kalimin në Rrugën e Kombit.