Ndërsa opozita ka bllokuar rrugët e Shqipërisë, maxhoranca vijon normalisht seancën parlamentare të së enjtes. Rama ka nisur fjalën e tij duke rikomentuar tarfiën e “Rrugës së Kombit”. Kreu i qeverisë tha se pagesa nuk do të rinisë pa u dhënë zgjidhje banorëve të zonës.
Kreu i qeverisë deklaroi se u ka kërkuar ndejsë dhe do të vijojë ta bëjë këtë deri në fund, pasi qeveria ishte e papërgatitur mjaftueshëm duke qenë se kjo ishte ekseriencë e parë për vendin tonë.
“U kam kërkuar ndjesë publike banorëe të zonës, dhe do ua kërkoj deri në fund. Ishte eksperiencë e parë dhe nuk kemi qenë mjaftueshmërisht të përgatitur se cfarë mund të shkakotonte psikologjikisht për njerëzit e painformuar. Po vijojmë intensivisht punën për zgjidhjen e kësaj problematike që edhe mirëmbjatja e rrugës të garantohet edhe problemi i banorëve të adresohet. Nuk do të fillojmë sistemin e pagesës pa dhënë zgjidhjen më të mirë të mundshme për atë zonë”, tha Rama.