Opozita ka nisur protestat dhe mosbindjen civile. Kryeopozitari Basha i pranishëm në Vorë bashkë me deputetë të Tiranës ka nisur protestën e cila për tre orë do të paralizojë qarkullimin në 4 akse kryesore.
Akset e bllokuara nga protestuesit do të jenë rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, rrethrrotullimi në Çermë, rrethrrotullimi Milot dhe në Vorë.
Ndërsa Basha është në Vorë tek rrethrrotullimi i Milotit janë deputetet e veriut, te i Çermës janë deputetët e Durrësit dhe Jugut dhe në Bradashesh është Monika Kryemadhi bashkë me deputetët e Elbasanit dhe Korçës.
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/10156196845614909/