Gazetarët shqiptarë që “refuzojnë” vdekjen – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazetarët shqiptarë që “refuzojnë” vdekjen

11:18 | 04/04/2018
në Uncategorized
0

Nga Ervin Qafmolla

(leximi shkon më mirë duke lëshuar në sfond muzikën në linkun në fund)

Sot vdiq Winnie Mandela, aktiviste kundër aparteidit dhe ish-bashkëshorte e revolucionarit dhe udhëheqësit afrikano jugor, Nelson Mandela. Ndërsa mediat anglishtfolëse ishin të drejtpërdrejta për vdekjen e zonjës, mediat shqiptare shfaqën një farë ambiguiteti. “Ndërron jetë” apo “Ndahet nga jeta…” ishin shumica e titujve vendas.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Sidomos koncepti “ndërron jetë” është tepër argëtues sepse nënkupton që ekziston një kompromis sipas të cilit, kemi rëndë dakord që ekziston një jetë pas kësaj dhe që vdekja përfaqëson thjesht një udhëkalim nga kjo botë në jetën e amshuar.

Megjithatë, gazetaria shqiptare, e cila e përdor me lezet unik këtë shprehje, ende nuk ka mundur që falë investigimeve të saj tepër profesionale të arrijë të sigurojë prova për ekzistencën objektive dhe të padiskutueshme të jetës tjetër.

“Ndahet nga jeta” është tjetër lloj eufemizmi i panevojshëm dhe joprofesional për të përshkruar diçka të thjeshtë si vdekja e dikujt. Raportimi gazetaresk nuk supozohet të përmbajë apo më keq, ushqejë, naivitete dhe shpërdorime fjalësh të këtij kalibri, duke qenë se merret me faktin objektiv.

Gjithashtu, përdorimi i këtyre termave në vend të fjalëve të drejtpërdrejta nënkupton edhe një nivel provincializmi të trashëguar shprehimor. Për shembull dhe për analogji, shumëkush përdor termat “sëmundje e keqe” apo “sëmundje e rëndë” për të nënkuptuar kancerin. Kjo sepse ende ekziston një farë stigme ndaj kësaj sëmundjeje. Por me pak këmbëngulje tejkalohet. Le të përsëritim bashkë: Kancer, kancer, kancer, kancer, kancer, kancer, kancer…

Por, më argëtuesi dhe lartësuesi i të gjitha eufemizmave është “shuhet” apo “u shua” në varësi të kohës së që përdoret.

Ndërsa shumica prej nesh “ndërrojmë jetë” apo “ndahemi nga jeta”, shumica e personave të famshëm “shuhen”. Gjatë viteve të fundit patëm një sërë rastesh të tilla:

– Shuhet historiani i artit
– Shuhet mjeshtri i mundjes
– Shuhet shkrimtari (x3)
– Shuhet kolegu
– Shuhet Xha ****
– Shuhet ikona e modës

Megjithatë, më 14 mars të këtij viti, BBC mbante këtë titull: “Stephen Hawking: Fizikani vizionar vdes në moshën 76 vjeçare”.

Interesante sesi në raportim gazetaresk edhe u vdiska. Krejt të përbëra nga profesionistë të pashpirt, redaksitë e BBC, CNN, Al Jazeera dhe kështu me radhë, preferojnë t’i vdesin njerëzit në vend që t’u ndërrojnë jetët, t’i ndajnë nga jeta apo ti… shuajnë gjithë madhështi.

Duke qenë se gazetaria nuk renditet ndër shpikjet e shumta që kanë bërë shqiptarët, të tilla si… (do e vazhdojmë herë tjetër këtë temë të pamundur), automatikisht, standardet e saj janë dhe do të jenë të importuara.

Origjina e këtyre frazave të kota brenda raportimit konvencional shqiptar mund të jetë e vështirë për t’u përcaktuar qartë. Ndoshta është një koktej mes mbetjeve të italianizimit intelektual-kulturor të dekadave të shkuara, kombinuar me komplekse shoqërore dhe/apo fetishe specifike letrare lokale, si dhe me frikën e përgjithshme shqiptare ndaj të qenit të drejtpërdrejtë.

Sigurisht që më melankolikët e gazetarisë, të cilët profesionin e konsiderojnë një çështje letrash të intoksikuara, vërtitur romancave që ngjethen mes alkoolizmit, mbrëmjeve të këqija letrare dhe hartimit funebër për vdekjen e makinës së shkrimit, mund të ofendohen nga këto vërejtje.

Në këtë rast, ky efekt është bonus i pastër dhe burim kënaqësie të përhershme. Vdekja nuk është. Ajo është thjesht fakt. Raportimi gazetaresk merret me fakte. Fin.

(publikur dje, data 3 prill)

https://www.youtube.com/watch?v=Z39KxbbtCC0

Etiketa: Ervin qafmollagazetaremediashqiptarevdekje

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Punëtorët e Armos përplasen me policinë, shpërthejnë hyrjen e uzinës (Film)

Punëtorët e Armos përplasen me policinë, shpërthejnë hyrjen e uzinës (Film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

19:08 | 02/06/2026
Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

17:42 | 02/06/2026
Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

15:56 | 02/06/2026
Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

15:28 | 02/06/2026
Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

15:06 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –
  • Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –
  • Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –
  • Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –
  • Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –
  • Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –
  • Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com