Megarovo dhe Nizopoli fshatrat ku banonin shqiptarët ortodoksë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Megarovo dhe Nizopoli fshatrat ku banonin shqiptarët ortodoksë

21:27 | 03/04/2018
në Uncategorized
0

Nga Arben Llalla

Shpeshherë kemi lexuar rreth shqiptarëve ortodoksë të Rekës në Maqedoni, për të cilët është ushtruar një trysni asimilimi dalëngadalë si pasojë e presioneve të ndryshmet. Por, përveç fshatrave të Rekës shqiptarët ortodoksë kanë banuar në fillim të shekullit XX në zonën e Kavadarcës në dy fshatra, Konopishta dhe Mrezhiçko. Në këto dy fshatra disa banorë janë deklaruar të fesë ortodokse me kombësi shqiptare në fillim të shekullit XX, por ne, do flasim edhe për dy fshatra të tjerë që ndodhen afër qytetit të Manastirit, të cilat dikur janë banuar nga shqiptarë ortodoksë, ndërsa sot ata deklarohen maqedonas dhe vllehë. Bëhet fjalë për fshatrat Megarovo dhe Nizopoli. Por si u asimiluan shqiptarët ortodoksë të këtyre dy fshatrave?

Megarovo dhe Nizopoli janë dy fshatra që ndodhen në Republikën e Maqedonisë afër qytetit të Manastirit, në kufi me Greqinë dhe Shqipërinë. Këto dy fshatra janë ato raste, ku shqiptarët e krishterë u asimiluan ndër vite për shumë arsye.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Në shekujt e mëparshëm shqiptarët prej mungesës së shkollave shqipe mësonin në shkollat turke, greke, bullgare, serbe dhe vllehe. Kjo bëri në ato vite që studiuesit e huaj t’i identifikonin si popullsi joshqiptare. Si pasojë, për fat të keq kemi mungesa informacioni për numrin e vërtetë të shqiptarëve në Ballkan gjatë shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX, sidomos për shqiptarët e krishterë.

Nga shekulli XVIII në Megarovo banonin rreth 5-6 familje sllave, por nga fundi i viteve 1770 në fshat u vendosën shumë familje vllehe shqip-folëse nga Linotopi, si dhe shqiptarë ortodoksë nga Kolonja dhe Bithkuqi i Korçës. Thuhet që në këtë fshat në fillim të shekullit XIX ka patur rreth 13 mullinj dhe Megarovo ose Megarovo njihej si pronë nën sundimin e Seit Rustem Beut, Kajmakan i Manastirit. Nga disa të dhëna del që në këtë fshat nga viti 1845 erdhën edhe disa familje të tjera shqiptare nga Bithkuqi, të ftuara nga familjet vendase, tashmë të Megarovës.

Megarovo

Në përgjithësi banorët e këtij fshati merreshin me bagëti dhe numri i tyre i kalonte 3.000 frymë. Në lulëzimin e tij fshati ka patur disa shkolla, ku mësohej në gjuhën greke dhe vllehe. (Asimilimi i shqiptarëve në kohën e perandorisë osmane bëhej me anë të shkollave, ku pjesa e shqiptarëve myslimanë mësonin në shkollat turke, ndërsa shqiptarët ortodoksë nëpër shkollat greke, bullgare, serbe dhe vllehe).

Në librin Etnografia e Vilajeteve të Adrianopojës, Manastirit dhe Selanikut të botuar në Stamboll më 1878, në pasqyrën e statistikave shkruhet që në fshatrat Megarovo, Tërnovo dhe Nizepoli jetonin 3.000 vllehë dhe 500 shqiptarë.

Nizopoli

Historiani grek Apostol Vakalopulos (1909-2000) shkruan në librin “Historia e Maqedonisë 1354-1833”, se në fund të shekullit XVIII në Megarovo erdhën disa familje shqiptare nga Kolonja dhe Bithkuqi. Ka edhe shumë burime të tjera greke që shkruajnë që në këtë fshat kanë jetuar shqiptarë ortodoksë, por për më gjerë i mbetet së ardhmes për të shkruar.

Sot, Megarovo është një fshat i vogël dhe në regjistrimin e vitit 2002 u deklaruan 64 maqedonas dhe 24 vllehë.

Fshati Nizepoli është tjetër fshat në Maqedoni afër qytetit të Manastirit, i cili pothuajse ka të njëjtën histori si Megarovo. Ish-ministri i arsimit të Bullgarisë, Vasili Kënçov shkruan më 1900 se në Nizopoli banojnë 250 shqiptarë të krishterë, 190 bullgarë dhe 2.030 vllehë.

Në përfundim, duhet thënë se e rëndësishme është që, kur nuk ekzistonte shteti shqiptar dhe institucionet kombëtare, të huajt na kanë sjellë të dhëna për popullsinë shqiptare-ortodokse dhe myslimane, megjithëse këto të dhëna mund të jenë të cunguara për të tkurrur sa më shumë realitetin e popullsisë shqiptare në Maqedoninë gjeografike.

Etiketa: arben llallaasimilimiBithkuqifshatratKajmakan i ManastiritMegarovoNizopoliSeit Rustem Beutshqiptarët ortodoksë

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Pse shteti shqiptar sot është shtet stalinist?

Pse shteti shqiptar sot është shtet stalinist?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com