Pas protestave të djeshme, ku disa qindra protestues dogjën dhe shkatërruan pikat e kalimit të Rrugës së Kombit në Kalimash, forca të shumta policie kanë patrulluar gjatë natës në Kukës. Nga ana e kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, u paralajmërua se do të arrestohesh organizatorët dhe dhunuesit e policisë.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e policisë nëse ka të arrestuar për protestën, por burime konfidenciale kanë konfirmuar për Report TV se janë kryer kontrolle të befasishme gjatë natës dhe janë shoqëruar disa persona.
Një video e patrullimit të forcave RENEA në qytetin e Kukësit është publikuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha. Berisha pretendon se ato paraqesin qytetin e Kukësit, ku forcat speciale janë në aksion për kapjen e autorëve.
“Policia na ka ardhur në 4 të mëngjesit për kontroll. Arrestimet për pjesëmarrje në protestë. Policia me armë dhe maska në duar, na terrorizuan”, thanë ata.
http://shqiptarja.com/lajm/vd-kukesi-ne-shtetrrethim-renea-ne-aksion-naten