Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe deputeti Gent Strazimiri janë takuar me lobin greko-himariot në Shtetet e Bashkuara. Takimi është bërë në selinë e Kryedioqezës Ortodokse Greke të Amerikës në Neë York. Lobi greko-himariot i SHBA është tepër aktiv vitet e fundit kundër çështjes shqiptare.
Megjithatë, për kreun e opozitës ka rëndësi ndikimi që ky lob ka në Kongresin amerikan. Ky lob ka ushtruar presion të fortë ndaj qeverisë së Edi Ramës, kur ndodhi ndarja e re territorial, e cila e përfshin në Bashkinë e Himarës një pjesë të Labërisë. Në atë kohë ata nisën në Tiranë tre kongresmenë, të cilët përfaqësojnë lobin grek në Kongresin amerikan.
Kuptohet, me aleancën e re me Vangjel Dulen, ndikimi grek në opozitë mirëpritet nga Lulzim Basha, nëse ai martohet me presionin e lobit grek mbi qeverinë. Një strategji politike e ngjashme me shprehjen toske “për inat të sime vjehrre, shkoj e fle me mullixhiun”.
Në takim kanë marrë pjesë Presidenti i lobit greko-himariot, prifti Kozmas Karavellas, anëtari i Bordit të shoqatës Peter Gikurias, Prifti Alex Karloutsos, anëtari i shoqatës Simo Dimas dhe Indrit Nina. Në takim është diskutuar mbi të drejtat e pronave në zonën e Himarës dhe probleme të asaj që ata e konsiderojnë minoriteti etnik në Himarë, pakicë që ndoshta Luli dhe Strazimiri kanë nisur ta njohin.
Lobi greko-amerikan i Himarës është i organizuar përmes shoqatës Himarrioton Society of America, ku nuk është çudi që Luli të jetë anëtarësuar me emrin Lulidhi.