Dekadat kalojnë, godinat ndryshohen e rikonstruktohen, por brenga çame mbetet e njëjta. Fotografia e mësipërme është shkrepur në vitin 1940, kohë kur shqiptarët nuk kishin as Kosovën e as Çamërinë. Fotografinë e sjell në vëmendje Kastriot Dervishi i cili evidenton godinën e njëjtë në kohë të ndryshme.
“I njëjti vend në dy foto. Në godinën ku ka qenë dikur Banka e Napolit, vërehen ndryshimet nga viti 1940 (fotoja e sipërme) në gjendjen e sotme. Fasada ka ndryshuar tërësisht nga origjinali. Godina është ndërtuar fillimisht në vitin 1933”, shkruan ai.
