Një bankë e nivelit të dytë është grabitur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në kryqytet.
3 persona të armatosur dhe të maskuar kanë dhunuar rojën e më pas kanë marrë kasafortën e bankës dhe paratë që ndodheshin në filial.
Pika e bankës që u grabit në autostradën Tiranë-Durrës, ndodhej brenda një biznesi dhe pas rënies së alarmit, policia ka mbërritur, por autorët janë larguar me shpejtësi.