Një kamion që presupozohej të vinte nga Kolumbia me banane ka rezultuar i mbushur me 613 kilogramë drogë. Kokaina u sekuestrua këtë të mërkurë në Maminas. Kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në territorin shqiptar.
Lënda narkotike e futur në kontenier, jo brenda bananeve siç operojnë zakonisht trafikantët, është nisur një muaj më parë nga Kolumbia. Policia ka arrestuar 1 person, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.
613 kg kokainë janë gjetur brenda një kontenieri me banane i ardhur nga Kolumbia, të porositura nga kompania “Arbri-Garden” me qendër në Maminas të Durrësit dhe pronar Arbër Çekaj, 38-vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Manzë. Ngarkesa e drogës është marrë mëngjesin e sotëm nga kamioni me targa DR 3819 E i kompanisë së Çekajt.
(Arbër Çekaj, pronari i kompanisë Arbri-Garden, i cili porositi 613 kg kokainë)
Kontenieri ka mbërritur në Portin e Durrësit që në datën 19 shkurt, ndërsa është mbajtur në vëzhgim që prej momentit kur ka mbërritur në Port. Ngarkesa me banane dhe kokainë ka kaluar tranzit në Itali dhe Maltë dhe më pas ka mbërritur në Shqipëri. Droga është gjetur në dyshemenë e dyfishtë të kontenierit, pasi u ngarkua në kamionin e “Arbri-Garden“. Kokaina nuk është zbuluar nga skaneri në Portin e Durrësit për shkak të fshehjes tepër të sofistikuar.
http://shqiptarja.com/home/1/sasi-rekord-droge-n–durr-s-kapen-613-kg-kokain–n–port-470784.html?pos_1