Replikë me Sali Berishën dhe Mero Bazen – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Replikë me Sali Berishën dhe Mero Bazen

14:12 | 28/02/2018
në Shqiperi
0

Mision apo emision? “Studio e hapur” si mision i fjalës së lirë, jo mision në shërbim të një pale të caktuar.

Nga Eni Vasili

Që nga mesnata e së hënës e deri mesditën e së martës, e pashë veten protagoniste, jo vetëm të thuajse të të gjitha ballinave të portaleve online, por edhe të  disa shkrimeve të kolegëve dhe jo pak statuseve të banorëve të rrjeteve sociale.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Çfarë kishte ndodhur?

Mbrëmë në emisionin tim  “Studio e Hapur”, ndërsa flitej për ekipin negociator dhe deklaratat për një spiun mes tyre, ish-kryeministri Sali Berisha ndërhyri live në linjë telefonike për disa sqarime rreth deklarimeve të tij. Në studio, mes panelistëve ishte edhe gazetari i News 24, Artan Hoxha. Njihet kontrasti i fortë i këtyre dy personazheve, por edhe përplasjet mes tyre. Vetëm një javë më parë, Berisha e sulmoi Hoxhën me një status e po kështu bëri dhe ky i fundit. Debati mes tyre te emisioni i drejtuar prej meje, ishte një akt akuzator dy palësh me tone të larta, edhe pse të dy personazhet ishin në kushte të pabarabarta, njëri në studio dhe tjetri në linjë telefonike. Personalisht, e kisha thuajse të pamundur të dëgjoja përgjigjet e Berishës, ndaj disa herë ndërhyra për t’i krijuar mundësinë të përgjigjet, si një e drejtë që i takon gjithkujt në një debat televiziv. Që këtu filloi “keqkuptimi” i madh në komente rreth ngjarjes. Po e quaj kështu, pasi nuk dua të akuzoj askënd për qëllime dashakeqe apo shërbime ndaj të tretëve.

Nga njëra anë akuzohem nga kolegu Mero Baze apo ndonjë tjetër, se doja t’i mbyllja gojën Artan Hoxhës, se duhej t’i mbyllja telefonin Berishës, se jam inferiore ndaj këtij të fundit, pasi dua ta ftoj në emision e të tjera si këto. Nga ana tjetër akuzohem se ftoj në studio pseudo gazetarë, se nuk i dhashë kohën e duhur Sali Berishës, se e vura në pozitë të pabarabartë, se i shërbej Edi Ramës e të tjera, e të tjera…

Si qëndron çështja sipas meje…

Së pari, fakti që akuzohem si nga ithtarët e Berishës, por dhe nga ata që janë betuar me armiqësi të përjetshme me të dhe aq më tepër akuzohem edhe nga vetë Berisha, tregon që detyrën time e kam bërë mirë. Është e rrallë të kesh kundër edhe Berishën edhe Meron për të njëjtin argument, sidomos kur argumenti është pikërisht Berisha.

Së dyti, akuzat që i drejtuan njëri tjetrit Sali Berisha dhe Artan Hoxha, janë të rënda, “vrasës“,“hjekës“ ,“pinoçet“ ,“bandit“. Por a janë ato të vërteta?

Personalisht, e konsideroj veten një gazetare dhe jo misionare të ndonjë pale, unë nuk kam misione të tilla në gazetari, ndërsa mendoj se nuk ka mision më fisnik se profesioni i gazetarit. Profesionalizmi është misioni im i vetëm. E përsëris, jam gazetare, jo prokurore, as gjykatëse, nuk jap sentenca dhe as dënoj me mbyllje goje. Nuk jam në gazetari për të denigruar e përgojuar askënd dhe karriera ime e dëshmon këtë. Nuk jam gazetare për të mbajtur në pushtet dikë apo disa dhe as për të rrëzuar disa të tjerë. Këto nuk janë misionet e mia në gazetari dhe i refuzoj me forcë.

Prej 13 vitesh kam ndërtuar një platformë gazetareske ku aktorët politikë, të medias dhe shoqërisë, ballafaqohen duke thënë secili të vetën. Është një platformë lirie, e ndërtuar me shumë mund e sakrifica në një vend, ku politika tenton çdo ditë ta blejë apo përdhosë median. Jetojmë në një realitet politik e mediatik, ku të “vërtetat“ sponsorizohen nga pushteti dhe të jesh një gazetar i lirë është thuajse utopike. Nuk ka ditë që në telefonat tanë, pushtetarët të mos bëjnë presion për një lajm a një tjetër, për të realizuar një temë emisioni apo një tjetër, e të mbash profesionalizmin në këmbë në këto kushte, është një sfidë dhe sprovë e përditshme. Në emisionin “Studio e Hapur”, vijnë të gjithë pa përjashtim dhe janë të lirë të thonë gjithçka. Nga Berisha, te Rama, Basha, Meta e deri tek deputeti i fundit…

Askujt nuk i mbyllet goja në “Studio e Hapur”.

Në këtë kontekst, por jo vetëm, nuk do t’i dëgjoj asnjëherë thirrjet e askujt për t’i mbyllur mikrofonin të ftuarve të mi, kushdo qofshin ata (hiq rastet e shkeljes së etikës dhe parimeve që ndajmë të gjithë). Dhe duke mos bërë sikur jemi norvegjezë, akuzat e tipit “hajdut” e “kriminel”, nuk janë të përjashtuara nga diskursi politik, duke filluar nga Parlamenti ynë.

Ashtu mos qoftë, por m’u krijua ideja duke lexuar disa portale, se zullumet e ca të tjerëve, po mundohen t’i mbulojnë  e relativizojnë me debatin Berisha – Hoxha në “Studio e Hapur” , një debat mbi të cilin vlen të diskutohet, asesi të manipulohet apo përdoret për të larë mëkate studiosh të tjera.

Së fundi, vlen të theksohet se kolegu Artan Hoxha pati të gjithë mundësinë dhe kohën televizive të akuzonte Berishën dhe t’i përgjigjej akuzave të tij, e po kështu edhe Sali Berisha, megjithëse në kushte të pabarabarta, tha gjithçka donte pa e penguar askush.

Thënë kjo, detyra ime mbaron këtu. Pasi unë i kam vënë detyrë vetes të bëj emisione dhe s’kam marrë përsipër misione apo shërbime të caktuara në favor të dikujt dhe disfavor të dikujt tjetër.

Replikë me Sali Berishën dhe Mero Bazen  – Nga Eni Vasili

Etiketa: Artan HoxhabanditEni VasilihjekësMero BazeNews 24pinoçetReplikë me Sali Berishën dhe Mero BazenSali BerishaStudio e Hapurvrasës

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Mirush Kabashi/ vargjet tronditëse për bamirësinë (film)

Mirush Kabashi/ vargjet tronditëse për bamirësinë (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com