Fjalimi spektakolar në BE: Rroftë Facebook-u, rroftë media sociale, keni dështuar o të mjerë (Film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fjalimi spektakolar në BE: Rroftë Facebook-u, rroftë media sociale, keni dështuar o të mjerë (Film)

08:15 | 24/02/2018
në Uncategorized
0

Eurodeputeti italian, Matteo Salvini, “i ka bërë për një lek”, drejtuesit e Parlamentit Europian në seancën e së mërkurës së shkuar.

Ai i drejtohet presidentit të PE-së, italianit tjetër, Antonio Tajani dhe zyrtarëve të tjerë që ndodheshin pranë tij, duke u thënë se “nuk jeni në rregull nga trutë e kokës” dhe se “duhet të kurohen nga mjekë shumë të zotë”.

Në fjalën e tij Salvini fshikullon drejtuesit e PE-së lidhur me temën e debatit në seancë për ngacmimet në Facebook dhe Fake News, ndërkohë që rendit një mori problemesh me të cilat përballet Europa siç janë papunësia, ‘pushtimi’ nga emigrantët, rrezikut nga terrorizmi islamik.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Video e fjalimit të Salvini-t ka pasur një shikueshmëri rekord në rrjetet sociale me më shumë se 5 milionë të tilla brenda dy ditësh.

Debati i plotë

Salvini: Faleminderit zoti president. Ju kërkoj ndjesë atyre që më ndjekin nga shtëpi, i kërkoj ndjesë publikut për këto lloj deliresh. Sipas meje nuk jeni në rregull. Janë rreth 20 milionë të papunë në Europë, është terrorizmi islamik, është një emigracion jashtë kontrollit, dhe ju me çfarë e angazhoni Parlamentin Europian këtë të mërkurë pasdite. Me hakërrimet në Facebook, me Fake News. Ju duhet të kuroheni nga një mjek shumë i zoti. Unë do të doja të dija nëse…

Tajani: I nderuar, i nderuar, zoti Salvini

Salvini: Kujdes juve sipër se mund t’ju nxjerrin jashtë nëse duartrokisni, kështu që bëni kujdes.

Tajani: I nderuar Salvini, më falni.

Salvini: Mund të vijoj.

Tajani: Jo, duhet të më dëgjoni. Dhe duhet të jeni respektues jo vetëm ndaj vendimit të një parlamenti që në mënyrë demokratike ka vendosur që të diskutojë lidhur me këto tema por edhe ndaj kolegëve që janë të pranishëm.

Salvini: Unë thjesht po them se nuk jeni në rregull, a mund ta përmbyll atë që nisa.

Tajani: I nderuar Salvini, ju ftoj që të jeni i kujdesshëm me fjalorin që përdorni. Faleminderit.

Salvini: Atëherë, nuk ma ndjen fare për këtë kërcënim, pasi për popullin europian të jesh kundër terrorizmit islamik të bën islamofob, të jesh kundër adoptimeve të fëmijëve nga çifet gay të bën homofob, të mbyllësh kampet e refugjatëve për të ndalur pushtimin nga klandestinët të bën racist, jo në fakt do të thotë të jesh pozitiv. Do të thotë të jesh njeri i lirë. Po ju vete shumë keq, nuk po arrini më t’i blini mendjet e njerëzve, të kontrolloni gazetat, televizionet, radiot, në Britaninë e Madhe votuan siç ua deshi qejfi, në SHBA po kështu, në Itali votuan gjithashtu siç deshën, dhe jo po çmendeni dhe çfarë bëni ju, merreni me shakatë në Facebook, shakatë në internet, një milionë, 5 milionë, 50 milionë, shpikini Ministrinë e së Vertetës të George Orwell, Ministrinë e Propagandës. Unë pres që Parlamenti Europian, të paguajë Policinë për Psikikën, për të hetuar krimet psikike të atyre që nuk i nënshtrohen mendimit unik dhe monedhës së përbashkët. Mund të shpikni gjithçka doni por e vetmja gjë që mund të bëni është të bëni gati valixhet dhe të shkoni të kërkoni një punë të vërtetë sepse lirinë nuk e ndalon dot askush as këtu dhe as në ndonjë vend tjetër. Faleminderit dhe rroftë rrjeti, rroftë Facebook.

FJALIMI I SALVINIT

https://hashtag.al/index.php/2018/02/23/fjalimi-spektakolar-ne-be-rrofte-facebook-u-rrofte-media-sociale-keni-deshtuar-o-te-mjere/

Etiketa: EuropeFacebookmatteo salvini

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Mesila Doda nisi klasën e parë kur ishte 3 vjeç e gjysmë

Mesila Doda nisi klasën e parë kur ishte 3 vjeç e gjysmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com