Foto të rralla të 1913/ Kur oficerët caristë shkelnin për herë të parë Shqipërinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto të rralla të 1913/ Kur oficerët caristë shkelnin për herë të parë Shqipërinë

07:30 | 17/02/2018
në Uncategorized
0

Nga Armand Plaka

Praninë e tyre në Shqipëri shumëkush e lidh apriori me vitet ’50 të shekullit të shkuar, e disa me fundin e Luftës së Dytë Botërore, ndërsa në shtabin e partizanëve shqiptarë, duhej të ishte instaluar edhe një oficer ndërlidhës sovjetik si i dërguar special i Moskës në kuadër të Aleancës Antifashiste.

Në një perceptim më të gjerë, prezenca e tyre më e hershme lidhet me rolin e bjellogardistëve (kundërshtarët e bolshevikëve në Rusinë postcariste) në shërbim të ish-Mbretit Zog në vitin 1924.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Ndërkaq, historiografia zyrtare e njeh prezencën e tyre qysh në maj 1913, ndërsa ata erdhën si pjesë e forcave ndërkombëtare të dislokuara në Shkodër. Si anëtarë të Komisionit Ndërkombëtar të Kufijve, KNK, oficerët caristë, do të shkelnin kësisoj për herë të parë në tokën shqiptare.

Siluetat e tyre shihen qartë në njërën nga fotot që shoqëron këtë tekst, në ditët e para të instalimit të detashmenteve të huaja në Shkodër, ku ndryshe nga austro-hungarezët, anglezët, italianët dhe gjermanët, ata nuk do të kishin të drejtë të “performonin” me parada ushtarake përballë vendasve kuriozë e në dukje edhe entuziastë, të lodhur tashmë aq shumë nga vuajtjet që u sollën malazezët me topat e armët e tyre në përpjekje për të përmbushur ëndrrën e tyre shekullore. Ata do të mjaftoheshin kësisoj vetëm me praninë fizike të një grushti oficerësh madhorë, stafi civil e diplomatësh.

Pa e ditur, ata do ta ndjenin ndoshta për herë të fundit puhizën e lehtë të brigjeve të Adriatikut, pasi vetëm një vit më vonë do të shpërthente “Lufta e Madhe”, e cila do të rezultonte me shumë pasoja për fatin e Rusisë dhe vetë njerëzimit.

Ndërsa Lufta po shënonte një katastrofë për ushtrinë cariste, Revolucioni Bolshevik i tetorit 1917, do të bënte që shumë syresh të braktisnin vendin, ose të gjenin vdekjen në luftë të hapur me komunistët.

Një tentativë e qeverisë së Nolit në vjeshtën e 1924, do të ngjallte sërish shpresën e Moskës zyrtare për të vënë këmbë në Shqipëri, por ajo do të përfundonte me ardhjen e kundërshtarëve të tyre politikë si triumfatorë në fundvitin 1924 e fillimvitin 1925, duke i dhënë një dorë të konsiderueshme përpjekjeve të rivalit më intim të Nolit, për t’u rikthyer në pushtet në bashkëpunim të ngushtë me jugosllavët.

Do të duheshin edhe disa dekada që rusët të shkelnin sërish në Shqipëri, tashmë me një rol, pushtet e prezencë shumë më domethënëse, e cila do të kulmonte me vizitën e ish-shefit të atëherëshëm të Kremlinit, Nikita Sergejeviç Hrushov në Tiranë, në vitin 1959.

Ky do të ishte paradoksalisht edhe kulmi i marrëdhënieve shqiptaro-ruse (dmth sovjetike), pasi ajo që pasoi, ishte një degradim shumë i shpejtë e radikal i marrëdhënive të tyre ndërshtetërore (perveçse partiake).

Pas viteve nëntëdhjetë, marrëdhëniet mes dy vendeve njohën një ringritje, megjithëse dinamika e tyre ka pësuar shpesh ulje-ngritje.

Nën dritën e zhvillimeve të dy dekadave të fundit, e sidomos të viteve të fundit, hija e Moskës në Shqipëri është bërë sërish temë diskutimi, e artikulimi rreth politikave të saj kundrejt Shqipërisë e shqiptarëve, njeh shpesh edhe tone të ashpra.

Etiketa: Armand PlakacaristefotooficereShqiperi

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Dua Lipa “klonohet” me rastin e festës: Krenare që jam shqiptare

Dua Lipa "klonohet" me rastin e festës: Krenare që jam shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com