Si pasojë e motit të keq, në disa fshatra të Bulqizës, prej pesë ditësh 125 familje kanë ngelur të bllokuara nga dëbora, zonë të cilën mungon edhe energjia elektrike.
Mësohet se 3 mësues nga Bulqiza kanë mbetur të bllokuar në Tërnovë, pasi rrugët janë të pakalueshme.
Prej disa ditësh qarkullimi i mjeteve nga Bulqiza në Tërnovë është i pamundur për shkak të rrugëve të bllokuara.