Deutsche Welle i ka kushtuar një kronikë predikuesve radikalë të islamit në Shqipëri. Sipas hulumtimeve, Deutsche Welle raporton se janë mbi 100 të rinj shqiptarë që janë nisur për të luftuar për ISIS-in në Siri dhe Irak.
Rreth gjysma e tyre raportohen si të vrarë, zhdukur apo që nuk dëshirojnë të kenë asnjë kontakte me vendin. DW ka vizituar burgun e Fushë-Krujës ku ka biseduar me disa prej personave që vuajnë dënimin për terrorizëm, mes tyre edhe Fadil Myslimanin.
“Shteti islamik kërkon që të vendosë drejtësi në tokë dhe të sundojë ligji i zotit. Nuk është terrorizëm. Kjo është kërkesa jonë e vetme. Ai u krijua për të hedhur poshtë diktatorin Basharal–Assad ku edhe prindërit e gjyshërit e tij kanë drejtuar po me të njëjtën mizori. Pse nuk përdoret termi terrorizëm i krishterë, budist por veç islam? Nuk ndjehet SHBA dhe Evropa për këtë,” tha Fadil Myslimani.