Për shkak të përkeqësimit të ndjeshëm të motit, gjatë natës së kaluar Dibra dhe Kukësi janë mbuluar nga dëbora. Shumë zona në këto dy qarqe janë bllokuar nga reshjet e dendura të dëborës. Në Dibër janë bllokuar disa njësi, si Lura, Kalaja e Dodës, Selishta, Trebishta, Ostreni.
Në Kukës dëbora ka rënë me intensitet të lartë për disa orë me radhë në lartësitë mbi 700 metra, trashësia e së cilës në aksin Fushë Dukagjin-Tuneli i Kalimashit arrin deri në 20 centimetër.
Moti është shoqëruar dhe me erëra të forta, duke sjellë ndërprerje të energjisë elektrike në disa njësi, si Grykë-Çajë, Gjolaj, Has, në disa fshatra të njësisë Bytyq. Trashësia e dëborës arrin nga 8 cm në Morinë, deri në 15-18 cm në Valbonë.