Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka deklaruar se sipas Institutit të Statistikave, inflacioni në vend ka pasur një rritje të lehtë.
Guvernatori shtoi se është ulur raporti i kredive me probleme dhe se ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet.
“Sipas INSTAT, rritje të lehtë të inflacionit në vend. Normat i interesit në lekë mbeten të ulëta. Kursi i këmbimit, i qëndrueshëm në 3 mujorin e parë. Ulet raporti i kredive me probleme. Ekonomia shqiptare do vijojë të rritet. Inflacioni rritje të lehtë, ekonomia shqiptare do vijojë të rritet”, tha Sejko.