Një fotografi që flet shumë. Kur komisioneri Johannes Hahn ka prezantuar në Parlamentin Europian Strategjinë për Ballkanin Perëndimor, salla ku duhet të uleshin euro-deputetët ishte bosh.
Fotografinë e ka postuar në Twitter, Johannes Hahn, ndërsa në përshkrimin e saj shkruan: “Mbyllim debatin konstruktiv për Ballkanin Perëndimor. Roli strategjik i rajonit është i qartë. 2025 është një indikator. Nuk është një datë e fiksuar. Duhet të jetë motivuese. Por nëse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk bëjnë detyrat e shtëpisë nuk ka për të ndodhur. E fundit por jo e fundit nga rëndësia. Në të gjithë duhet tija komunikojmë këtë qytetarëve të BE-së“.