Të jetoj në Durrës a Tiranë, s’di ҫ’të bëj! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të jetoj në Durrës a Tiranë, s’di ҫ’të bëj!

20:04 | 02/02/2018
në Uncategorized
0

Nga Elira Kadriu

Durrës apo Tiranë është dilema e shumë studentëve pasi secili nga qytetet ka anë pozitive apo negative. Dilema e studentëve por jo vetëm, pasi të njëjtat dyshime të përndjekin edhe pas përfundimit të ciklit studiues.

Shumë studentë zgjedhin të shkojnë e të vijnë brenda ditës, disa të tjerë qëndrojnë në konvikt apo edhe në shtëpi me qira duke i ndarë shpenzimet mes 2 apo 3 vetave.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Realisht nuk ka ndonjë diferencë të madhe shpenzimesh midis dy opsioneve. Le të bëjmë një llogaritje të vogël. Tre mijë lekë të vjetra (bileta e furgonit vajtje – ardhje) plus 800 lekë të vjetra urban, 3800 lekë shpenzim vetëm rruga, për 30 ditë afërsisht 120 mijë lekë të vjetra në total, e njëjta shifër nëse paguan 1\3 e një shtëpie me qira, le ta zëmë shtëpi 2 dhoma e kuzhinë.

Avantazhi i të jetuarit në Tiranë, shmangia e lodhjes së përditshme të rrugës vajtje-ardhje, megjithëse me raste udhëtimet me urban brenda për brenda Tiranes janë aq të ngadalta sa më duket sikur për aq kohë mund të kisha bërë sërish Durrës – Tiranë. Le të ndalemi pak te përditshmëria. Më kujtohet një periudhë kohe kur jetoja tek sheshi “Avni Rustemi” dhe bëja pazar tek zona ku sot shtrihet “Pazari i Ri” tashmë tërësisht i përshtatshëm për një kryeqytet europian. Kuptohet që ime më e cila më telefononte ҫdo një orë, merak që lidhej me ushqyerjen apo veprimtarinë time, që meqë ra fjala është merak që nuk ndryshon si në moshën 20, 30 apo sado që kalon koha. Bashkë me telefonatat e saj më kujtohen dhe ulërimat, apo pasthirrjet: uaaa, tmerr, normal je në qendër aty, qënkan dyfish, jojo trefish fare, lëre se t’i sjell unë nga Durrësi.

Të hënave zakonisht frigoriferi ishte i tejmbushur me kavanoza apo perime që rralloheshin gjatë javës, për mos të folur për të premtet që isha tërësisht një jetime, përfundoja zakonisht në menza apo duke pritur një ftesë për drekë. Frutat e detit ishin një ëndërr, që më ngacmonin herë pas here imagjinatën, por era e qofteve teksa kaloja tek sheshi “Avni Rustemi” më sillte në realitet. Atëherë nuk isha vegjetariane por babzia e punëtorëve që hanin në stolat jashtë ma largonte urinë.

Përveҫ ҫmimeve që më dukeshin stratosferike, jo vetëm atëherë por edhe tani që nuk jam më studente, më mungonte pafund deti. Mungesë që e zëvendësoja fundjavave sapo kthehesha në shtëpi. Vuaja jo vetëm unë, por edhe një qen që kisha, një rracë Husky që për pak po kalonte në depresion, nga liria ekstreme nga dhoma në kuzhinë. Një shëtitje nga liqeni për të, për mua ishte si të më ҫonin në turn të tretë, pas një dite shkolle dhe pune së bashku.

Pavarësisht mundësive më të mëdha për punë dhe karrierë që të ofron kryeqyteti, më mungon jodi dhe qetësia e periferisë së Durrësit, që nuk e gjen as në lagjet më të largëta të Tiranës. Zona e Astirit është shndërruar në një bllok të dytë, mos të flasim për Kasharin ku nuk gjen arsye për të dalë në qendër, pasi ҫdo gjë e ke poshtë shtëpisë.

Të jetosh mes Tiranës dhe Durrësit është po aq lodhëse sa dhe interesante. Të mos veshësh dot fustanin e preferuar të premten në mbrëmje, pasi e ke harruar në Durrës dhe të bësh një zhytje në det të shtunën në mëngjes që të dalë alkooli i së premtes nga festat e ҫmendura në Bllok.

Ama të kishim një metro, një linjë direkte që të na ҫonte në Tiranë për 15 minuta, jo dy orë , sikur nisemi për Shkodër ҫdo mëngjes.

Derisa të afrohet një moment i tillë, kurajo teksa prisni që mbushet furgoni, teksa nuk gjeni një të tillë pas orës 19:00, teksa ëndërroni të jeni europian!

http://www.dritare.net/2018/02/01/te-jetoj-ne-durres-a-tirane-sdi-ҫte-bej/1

Etiketa: astirbllokDurrësfurgonKasharlira kadriumetroqenTirane

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
 Një baba shembullor në rrugët e Prishtinës (Foto)

 Një baba shembullor në rrugët e Prishtinës (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com