“Shipëria dhe Greqia kanë rënë dakord për kufirin detar.”.
Kjo ka qenë deklarata e Ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias në një intervistë për televizionin kombëtar grek ERT.
Sipas mediave greke, Kotzias është shprehur se Shqipëria ka pranuar zgjerimin e ujërave territoriale greke me 12 milje detare nga brigjet helene, maksimum ky i lejuar nga Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit.
Pakti, i cili lexohet si një klimë e mirë bisedimesh nga pala greke, pritet të mbyllet para se Tsipras të vizitojë Shqipërinë.
Kjo deklaratë e ministrit grek erdhi vetëm pak orë, pasi ai mohoi që me Ditmir Bushatin të jetë diskutuar për Çështjen Çame.