Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka deklaruar se ndryshimet në rregulloren e Kuvendit janë masë për të mbrojtur ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Në një deklaratë për mediat Vasili shtoi se është shumë e qartë se kush ka frikë dhe kush përpiqet ta ndalojë drejtësinë.
“Nuk mbështesim ndryshimet e rregullores, është farsë e shëmtuar. Duhet ti dalin për zot ata që e iniciuan në kushtet e një parlamenti që funksionin si parlament partiak me dy kryetarë socialistë një dejure e një defakto.
Sot PS kërkon të ndërtojë një mburojë për çdo çështje korruptive që vjen në parlament për pushtetarët e saj, në mënyrë që drejtësia të mos funksionojë mbi ta. Trumbetimi i disa viteve me radhë, duke filluar nga kryeministri e te ministrat e tjerë, shqiptarët e kanë të qartë se kush ka frikë.
Ata kanë frikë për aferat e tyre korruptive. Le ti hapet rruga drejtësisë të hetojë deri në fund për trafiqet kriminale. Nuk mund të ketë pengesë hetimi. E kundërta ndodh për ata që tremben. Shumë e qartë se kush ka frikë dhe kush përpiqet ta ndalojë drejtësinë. Këta po përdorin Kuhstetutën e tyre, që të kapin institucuionet e drejtësisë”, u shpreh Vasili.