Mimoza Hafizi: Referendumi antikushtetues i Edi Ramës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mimoza Hafizi: Referendumi antikushtetues i Edi Ramës

10:10 | 18/03/2016
në Uncategorized
0

“Referendumi, edhe pse përbën mjetin më demokratik të ushtrimit drejpërdrejt të sovranitetit, nuk mund të përdoret për të kufizuar të drejtat themelore të njeriut”

 

Rama kërkon të përdor referendumin, mjetin më demokratik, për të bërë zgjidhjën më antidemokratike në PS. Kjo është akuza që vjen nga deputetja socialiste Mimoza Hafizi. Përmes një mesazhi në facebook, titulluar Zgjedhje apo referendum në PS?, Hafizi argumenton pse referendum në PS i koncpetuar me një pyetje sipas interesave të kryetarit është mënyra më antikushtetuese që i heq anëtarëve të PS-së të drejtëne  votës për të zgjehdur kryetarin e tyre.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Zgjedhje apo Referendum në PS?

U bë kohë që ne, një grup deputetësh dhe antarësh të tjerë të Partisë Socialiste, po kërkojmë zgjedhjen e Kryetarit të Partisë me parimin një antar-një votë. Parim i shkruar prej 10 vitesh në statutin tonë.

Nuk na jepet Zgjedhja, por na ofrohet një Referendum!

Pavarësisht nga pyetja që ende nuk dihet se si do shtrohet, thelbi i tij duket që do jetë kërkesa për të marrë apo legalizuar ushtrimin e mandatit të Kryetarit të PS, pa zhvilluar zgjedhje të brendshme në parti.

Por, a mundet që Referendumi te zëvendësojë Zgjedhjet e brendshme në parti?

Referendumi është proces që zhvillohet për problemet që prekin parimet programore dhe statutore. Pra, referendumi është thirrja për votë e lidhur me një problem, kurse zgjedhja për funksionet përfaqësuese të partisë është votë e kërkuar për një njeri. Një njeri që fiton përmes një gare së paku mes dy kandidatësh. Ballë për ballë, me argumente. Ne po kërkojmë në krye të partisë një njeri, jo një problem!

Problemet që shtrohen në një referendum i përkasin qëndrimeve dhe zgjidhjeve që do të duhet të mbahen dhe adoptohen në të ardhmen. Rrjedhimisht, rezultati i një referendumi nuk ka dhe nuk mund të ketë ndikim mbi çështjet dhe faktet e së shkuarës. Për pasojë, referendumi nuk mund të ketë fuqi prapavepruese, cilido qoftë rezultati i tij. Ne sot kërkojmë zgjedhje për Kryetarin e Partisë, për t’i dhënë fund një situate që na mban peng prej tre vitesh.

Referendumi, edhe pse përbën mjetin më demokratik të ushtrimit drejpërdrejt të sovranitetit, nuk mund të përdoret për të kufizuar të drejtat themelore të njeriut. Në rastin e referendumit të propozuar në partinë tonë, me gjasa socialistëve do u kërkohet të shprehen për të hequr dorë nga e drejta që e kanë dhe që duhej ta kishin ushtruar prej 3 vitesh. Nga e drejta për të zgjedhur Kryetarin e tyre me parimin një antar-një votë. Si i tillë, ky referendum do ishte antikushtetues, sepse kufizon të drejtën themelore për të zgjedhur e për t’u zgjedhur, e drejtë kjo e pandashme, e patjetërsueshme dhe e padhunueshme. Ai bie ndesh me ligjin për partitë politike, ku zgjedhjet e brendshme në parti janë parim themelor i organizimit.

Pra mjeti më demokratik, referendumi, kërkohet të përdoret për një çështje jodemokratike, që kufizon të drejtën themelore të fituar, të drejtën për të zgjedhur e për t’u zgjedhur, e drejtë që nuk mund të vihet në diskutim, por thjesht duhet respektuar dhe garantuar.

Historia na sjell shembuj drithërues referendumesh, ku e drejta demokratike e votës së gjerë është shpërdorur për qëllime antidemokratike. Vetëm klikoni në Ëikipedia, për të parë se çfarë ka ndodhur në mesin e shekullit të kaluar në Europë.

Prandaj dhe ne do ngulmojmë deri në fund të kërkojmë atë që na përket, zgjedhjen për Kryetarin e Partisë, me parimin një antar-një votë. Edhe në Kongresin e së shtunës.

Etiketa: edi ramaMimoza HafiziPSreferendum ne PSstatuti i PSzgjedhjet ne PS

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Pranverë franceze në Tiranë

Pranverë franceze në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com