Politika shqiptare, mes “Portokallisë” dhe 27 janarit! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Politika shqiptare, mes “Portokallisë” dhe 27 janarit!

10:27 | 16/01/2018
në Opinion
0

Nga Alfred Peza

Deri para pak vitesh, thuhej se seanca plenare e të enjteve në Parlamentin e Shqipërisë, nuk ishin gjë tjetër veçse një kopje besnike e “Portokallisë” të së dielës. Ndërkohë që aktorët e talentuar të spektaklit të humorit, mundoheshin atëkohë që të na shpjegonin seriozisht, se në fakt ishte e kundërta: Ata e mernin lëndën e parë, majanë, tharmin, frymëzimin pikërisht nga politika, për ta bërë artin e tyre. Por tani që kanë kaluar disa vite dhe një pjesë e aktorëve janë shpërndarë nëpër emisione e projekte të tjera, ka ndodhur bashkë me këtë fenomen, edhe diçka tjetër, e panjohur më parë.

Fillimisht politikanët kanë qenë të shqetësuar kur imitoheshin nga humoristët, sepse i dukej diçka negative për imazhin e tyre, e cila mund të ndikonte tek kuotat e pëlqyeshmërisë në opinionin publik. Por më pas nisën të mësoheshin, ta pranonin, të bashkëjetonin e më pas ta shijonin të gjithën këtë. Aq sa me siguri, nëse në ndonjërën prej puntatave javore nuk do ta shihnin veten e tyre, fillonin të shqetësoheshin aq shumë, sa me siguri edhe mund të kenë menduar: Pse kaq keq po qeveris apo po e drejtoj tani partinë, sa të mos më imitojnë më ata të “Portokallisë”…?!

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Ishte koha kur djemtë dhe vajzat e talentuara të emisionit të humorit, u rritën aq shumë profesionalisht sa nuk mund të qëndronin dot më të mbyllur brenda lëkurës së siglave të emisionit. Duke marrë pjesë pas kësaj edhe nëpër koncerte, shfaqje të llojit “one show man” e duke u ftuar nëpër shumë evente brenda dhe jashtë Shqipërisë, aq sapo mernin përmasat e një fenomeni të këndshëm shoqëror, që i dha jetës gri shqiptare një pigment optimizmi të munguar.

Politikanëve nuk kishte si mund ti shpëtonte ky rast për të përfituar aq sa mund të përfitonin në favorin e tyre. Por edhe humoristët tanë që ishin rritur dhe kishin parë e dëgjuar shumë tashmë, e kapën momentin, duke kuptuar se edhe ata mund të përfitonin nga e gjitha kjo. Nuk ishte çështja thjeshtë dhe vetëm për përfitime direkte financiare. Kjo është ndoshta e fundit që hyn në punë në një marrëdhënie të tillë. Kalimi i raportit me politikën nga skena në jetën reale, tashmë përkonte edhe me një moment tjetër zhvillimesh që nuk ishin parë kurrë më parë, as në botë fillimisht e as në këto anë, jo e jo.

Kishte ardhur epoka e internetit, e rrjeteve sociale, e mediave online të cilat u mësuan se po e kuptove dhe po dite ta kapësh momentin, mund ta shndërrosh atë në një biznes interesant. Një binzes që nuk bazohet as tek korrupsioni, as tek influence e pamerituar, as tek gjobat e as më pak tek një marrëdhënie cic- mice e llojit “më jep e të jap”.

Sekreti i saj është diku tjetër. Tek një marrëdhenie mjaft “fair” për të gjitha palët: Tek pëlqyeshmëria publike virtual, ose online. Tek shikimi i videove, fotove e postimeve që personazhet e famshëm hedhin çdo orë e me të cilat bombardojnë rrjetin çdo ditë dhe nëpërmjet tyre mbajnë lidhje me audience kudo në Shqipër e jashtë saj. Duke e shnërruar atë në një aktivitet që sjell jo pak të ardhura, nëse rrjeti të pëlqen e të ndjek në çdo gjë që bën.

Ky proces ka ecur paralel edhe me shkrirjen e kufijve mes aktorëve të humorit, personazheve më të ndjekur të rrjeteve sociale dhe politikës e liderëve të saj kryesorë. Duke shkuar deri atje sa çdo parti dhe çdo lider, duket sikur ka tashmë aktorin apo grupin e aktorëve të vet të humorit. PS ka të sajët, por në një raport afektiv që përshfaqet më së shumti gjatë eventeve të ndryshme, siç ishte përshembull përvjetori i fundit i FRESSH në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. PD ka shkuar edhe pak më larg, duke i bërë madje edhe pjesë të strukturave të veta drejtuese partiake. Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dhënë një status tjetër, më familjar duke u bërë gati njësh me ta, e duke shkuar aq larg, sa shkëmbejnë tashmë edhe vizita reciproke në familjet e njëri tjetrit.

Sa herë që politika duket se është në hall, janë aktorët e humorit ato që i nxjerrin nga sikleti, duke prodhuar batuta, mizanskena, vide e humor që i bëjnë njerëzit të largojnë vëmendjen nga thelbi i vërtetë i problemit, e të meren me anën qesharake të saj. E kjo nuk ë është domosdoshmërisht diçka e keq, të kuptohemi. Për aq kohë sa ky raport e pasuron jo vetëm artin e humorit, por edhe vetë politikën si art. Ndërsa një pjesë e partive të tjera më të vogla politike, ndoshta nuk e ndjejnë edhe aq shumë nevojën e një raporti të tillë, për aq kohë sa liderët e tyre i bëjnë vetë të dyja funksionet: edhe humoristin edhe politikanin.

Ajo që të bie më shumë në sy këto ditë, është se sa më shumë politika dhe liderët e saj e kurojnë imazhin për tu dukur më njerëzorë e tokësorë me humorin e “Portokallisë”, aq më shumë e rëndojnë gjuhën e kërcënimeve dhe anatemave për atë që e prêt qeverinë dhe vendin më 27 janar. Duke krijuar një dualitet ekstrem dhe aq të çuditshëm, sa qytetari i thjeshtë nuk di se kujt ti besojë më parë. Ndaj, edhe nuk di se çfarë të bëjë me liderët dhe partitë politike të këtij vendi: Të qajë, apo të qeshi!

Etiketa: Alfred PezafresshLSIPDpolitikëportokalliPS

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
U rikonstruktua para pak ditësh, zjarr në Qendrën Shëndetësore të Laprakës 

U rikonstruktua para pak ditësh, zjarr në Qendrën Shëndetësore të Laprakës 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com