Ndërtesat në bregdetin shqiptar janë si gurë të hedhur rastësisht – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndërtesat në bregdetin shqiptar janë si gurë të hedhur rastësisht

17:28 | 08/01/2018
në Shqiperi
0

Festim Toshi është arkitekt nga Shqipëria që tashmë ka njohje ndërkombëtare. Projektet e tij ndiqen nga jo më pak se mbi 1.5 milionë ndjekës që ka në Facebook. Ai ka ideuar edhe Xhaminë Qendrore të Tiranës, që sipas tij duhej të dukej sikur lule zambaku, por nuk i është pranuar projekti.

Më poshtë mund të lexoni një intervistë ku ai flet për ndërtimet dhe arkitekturën në Shqipëri, e ndër të tjera thotë se ndërtimet në bregdetin shqiptar janë si gurë të hedhur rastësisht.

Intervista

1.Evoluimi i ndërtimeve dhe arkitekturës në Shqipëri në periudha të ndryshme ka pasur fryma të ndryshme. Cilën do ta veçoje si periudha që ka lënë gjurmën më të madhe në Shqipëri?

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Arkitekturë autoktone shqiptare unë do të konsideroja vetëm atë prehistorike; një arkitekture banesash druri, ndërtuar pranë zonave ujore (të zbuluara në rrethinat e Korçës). Kjo ka qenë shtysa për realizimin e logos për “Albanian Art & Architecture” në Facebook. Arkitektura në vazhdim ka qenë e ndikuar nga kultura fqinje dhe pushtuese, që gjithsesi bën pjesë në formimin e identitetit tonë; arkitektura me ndikim helen, romak dhe osman përbëjnë tërheqjen turistike më të madhe për vendin tonë krahas bregdetit dhe alpeve. Në periudhën komuniste ka pasur vështirësi të mëdha për të qenë koherent me arkitekturën botërore, megjithatë ka disa shembuj të mirë që mua më duken interesante. Sa i përket urbanistikes vlen të përmenden realizimet e planeve rregulluese të qendrave të qyteteve nga italianët.

  1. Si i shihni ndërtimet e larta te cilat kanë zgjeruar dhe mbushur Tiranën? Po për kullat që po planifikohen të ndërtohen?
Festim Toshi, arkitekt shqiptar me famë botërore

Katastrofë! Një gabim i rëndë që vazhdon të thellohet gjithnjë e më shumë. Për ndërtimin e atyre kullave duhej të krijohej një zonë e dedikuar industriale në periferi bazuar në studime të mirëfillta dhe afatgjata. Po bëhet një dëm i parikuperueshëm.

  1. A ka mundur të ketë fat tjetër Tirana në këtë rrafsh?

Sigurisht; ka pasur studime serioze për mundësi alternative të zhvillimit të qytetit, të bazuara në studime për qytete që kanë pasur probleme të ngjashme me Tiranën. Tirana Policentrike është një prej tyre. Për fat te keq këtu vendosin interesat politike dhe ekonomike të momentit në dëm të qytetit dhe banorëve të tij.

  1. Keni propozuar një ide për Xhaminë Qendrore dhe ka pasur reagime shumë pozitive. Çka ngeci që mos të ketë një xhami ndryshe në Tiranë, por një klasike?

Është shumë e vështirë që syri i pamësuar i njerëzve të pranojë gjëra që ndryshojnë shumë nga perceptimi që kanë për to. Madje edhe në komunitetin e profesionistëve kjo gjë ende nuk është arritur. Duhet punë e të gjithëve në bashkë për evoluimin e perceptimit dhe edukimin e njerëzve me të rënë, jo thjeshtë për hir të ndryshimit në vetvete, por përmirësimit cilësor. Që më në fund diçka që ndërtohet ne shek. XXI të reflektojë pikun e arkitekturës së kohës, ashtu sikurse në kohën kur është zhvilluar ajo lloj arkitekturë me të cilën po ndërtohet xhamia, ka reflektuar pikun e arkitekturës për kohën e saj.

  1. Cili ka qenë motivi i parë që ta bëni atë projekt dhe si lindi ideja për një xhami të tillë?

Ai është projekti me te cilin unë kam mbrojtur diplomën, e kam zgjedhur sepse në atë kohë ishte një tipologji e pa konsumuar më parë dhe sepse ishte një teme e kohës (pritej te zhvillohej konkursi për Xhaminë e Madhe të Tiranës).

Duke u nisur nga debatet e shumta të zhvilluara në opinionin publik mbi këtë ndërtim, kryesisht  në lidhje me vendin. Kështu unë mendova një zgjidhje që “i kënaq” të dy palët; të zhvilloja projektin në atë shesh, por duke ruajtur edhe funksionin që kishte si një ambient publik për të gjithë qytetarët e Tiranës pa dallime fetare. Kjo do te realizohej duke e ngritur katin Përdhe (ose lënë bosh), ku do te ishin vetëm rampat e shkalleve dhe blloku shkallë-ashensor. Pothuaj e gjithë sipërfaqja do të ishte sërish në dispozicion të banorëve, tashmë e pasuruar edhe me disa funksione elementare. Nga ana tjetër edhe destinacioni fillestar i sheshit për Namazgja do të ruhej, me kapacitetin maksimal të mundshëm për faljen e namazit te dy Bajrameve. Gjithçka më vonë është zhvilluar nisur nga kjo ide.

  1. Sa është e kultivuar mendësia arkitektonike te qytetarët shqiptarë?

Mendoj se kjo është e lidhur kryesisht me ekonominë dhe mentalitetin. Nëse shihen raste të ngjashme në botë, aty ku nuk ka pasur një trashëgimi arkitektonike, është munduar të tejkalohet duke importuar zhvillimet më të fundit në këtë fushë. Por që në shumë raste është kaluar në abuzim. Arkitektura në Shqipëri është e limituar si nga kapaciteti ekonomik dhe ai njerëzor. Duke qenë se këtu nuk i jepet përparësi risisë dhe hulumtimit në asnjë fushë, edhe arkitektura është e destinuar të mbetet shumë mbrapa, krahasuar me shumë vende edhe me të varfra se Shqipëria.

  1. Po kaloj në një temë tjetër. Larg kryeqytetit, janë vendet bregdetare. Cili është impakti i parë që të jep ajo dukje me shumë ndërtime mish-mash?

E njëjta panorame është gjithandej, me ndërtesa që ngjajnë si gurë të hedhur në mënyrë rastësore, pa asnjë studim. Është bërë një dëm që kërkon ndërhyrje drastike për riparim, e që për fat të keq edhe ato pak ndërhyrje që bëhen në infrastrukturë bëhen për të zgjidhur probleme të çastit me studime qe nuk arrijnë t’i rezistojnë as kohës nga Zgjedhjet Vendore në ato të Përgjithshme. Durrësi është rasti qe e ilustron më së miri këtë që them.

  1. Cili është mesazhi yt për arkitektet e rinj që janë në mëdyshje për profesionin dhe për ata që tashme janë dëshpëruar?

Çdokush nëse e dashuron punën që bën, jam i sigurt që do ta gjejë një mënyrë për të tejkaluar çdo pengesë. Nëse e sheh që nuk ndihet në fushën e tij/saj atëherë duhet të “kërkojë vetveten” në degë të ndryshme të arkitekturës, madje dhe jashtë saj. Çdo njeri është i ndryshëm dhe çdo njeri patjetër e ka një aftësi për të bërë diçka që e bën më mirë se çdokush tjetër. Po për të gjetur duhet kërkuar dhe për ta arritur duhet punë e vazhdueshme, duke u larguar nga gjërat që nuk janë të rëndësishme në term afatgjatë.

https://ndertimi.info/intervista-toshi-ndertesat-ne-bregdetin-shqiptare-jane-sikur-gure-te-hedhur-rastesisht/

Etiketa: arkitektbregdetfestim toshindërtimeTiraneXhamia

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Britani, 11 vite burg për dy motrat trafikante të emigrantëve shqiptarë

Britani, 11 vite burg për dy motrat trafikante të emigrantëve shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com