Policia e Tiranës ka arrestuar një 24 vjeçar pasi u kap me drogë në mjetin e tij ku iu gjetën 2 doza kokainë, dhe një një sasi fishekësh dhe 3 predha fishekësh luftarakë.
“Më datë 06.01.2018, rreth orës 16:00, u arrestua në flagrancë shtetasi E.K. vjeç 24, banues në Tiranë, pasi rreth orës 11:00, në rrugën e “Dibrës”, pranë Medresesë, gjatë kontrollit të mjetit tip “Honda” Iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 2 doza lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë, ndërsa gjatë kontrollit të banesës, ju gjetën e bllokuan 5 fishekë luftarak model 56 dhe 3 predha fishekësh luftarak model 56. Nenet 283/1 e 278 të Kodit Penal,” shkruhet në njoftimin e policisë.