Nga Rexhep Rada
Këtë herë nuk do marr pjesë tek demonstratat e shoqërisë civile për Florencin. Florenci është si shumë të tjerë që kanë humbur jetën në emigrim dhe që më vjen tmerrësisht keq për ta dhe familjet e tyre.
Por, fajin kryesor që shqiptarët nëpërkëmben kudo në botë dhe nuk e kanë fajin mik-mirë-keq pritësit tanë, e kemi vetë ne, shqiptarët, që nuk e zhvilluam kurrë këtë vend, e zgjodhëm për vite me radhë këto udhëheqje abuzuese me antizhvillim. Ne endemi rrugëve të botës së zhvilluar për një jetë më të mirë.
Nuk vlen të ngrihemi në protestë për Florencin, kur nuk ngrihemi për padrejtësitë që na bëhen në jetën tonë. Kur i pranojmë të gjitha çfarë na bëjnë e madje argumentojmë në mënyrë injorante se sa të drejtë kanë udhëheqësit tanë të lavdishëm.
I kemi merituar dhe i meritojmë të tillë, që të na degdisin larg vendit tonë…