Korrupsioni ndërkombëtar dhe shkelja e të drejtave të njeriut kanë bërë që kreu i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump të përpilojë një “listë të zezë”.
Ai liston disa emra dhe një kategori njerëzish e veprimesh që do të jenë rreptësisht të ndaluara në SHBA.
Deklarata e Donald Trump
Nga autoriteit që më është dhënë si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,
Unë, Donald Trump, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kam arritur në përfundimin që abuzimi me të drejtat e njeriut dhe korrupsioni jashtë SHBA-ave, i drejtuar nga personat e listuar në aneksin e këtij urdhri, ka një shtrirje që kërcënon stabilitetin e sistemeve politike dhe ekonomike ndërkombetare.
Abuzimi me të drejtat e njeriut dhe korrupsioni minojnë vlerat që përbëjnë themelin themelor të shoqërive të qëndrueshme, të sigurta dhe funksionale; kanë ndikime shkatërruese tek individët; dobësojnë institucionet demokratike; degradojnë sundimin e ligjit; përjetësojnë konflikte të dhunshme; lehtësojnë aktivitetet e personave të rrezikshëm; dhe minojnë tregjet ekonomike. Shtetet e Bashkuara përpiqen të imponojnë pasoja të prekshme dhe të rëndësishme për ata që kryejnë abuzime serioze të të drejtave të njeriut ose përfshihen në korrupsion, si dhe për të mbrojtur sistemin financiar të Shteteve të Bashkuara nga abuzimi i këtyre persona.
Për këto arsye them se abuzimet serioze të të drejtave të njeriut dhe korrupsioni në mbarë botën përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare, politikën e jashtme dhe ekonominë e Shteteve të Bashkuara, ndaj deklaroj një emergjencë kombëtare për t’u marrë me këtë kërcënim.
Lideri udhëheqës i Shtëpisë së Bardhë vijon duke listuar të detajuara kategoritë dhe veprimet e ndaluara në SHBA.
Unë me anë të kësaj përcaktoj dhe rendin:
Seksion 1(a) Të gjitha pronat dhe të ardhurat prej tyre në Shtetet e Bashkuara të personave të mëposhtëm bllokohen dhe nuk mund të transferohen, eksportohen ose tërhiqen.
(i) Personat e renditur në ankesin e këtij urdhri;
(ii)Secili i huaj që caktohet nga Sekretari i Thesarit, në konsultim me Sekretaren e Shtetit dhe Prokurorin e Përgjithshëm:
(A) të jetë përgjegjës ose të angazhohet në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në abuzime serioze të të drejtave të njeriut;
(B) të jetë një zyrtar i tanishëm, ish-qeveritar, ose një person që vepron në emër të një zyrtari i cili është përgjegjës ose është angazhuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në abuzime:
(1) korrupsioni, duke përfshirë keqpërdorimin e pasurive shtetërore, shpronësimin e pasurive private për përfitime personale, korrupsionin në lidhje me kontratat qeveritare ose nxjerrjen e burimeve natyrore
(2) transferimin ose lehtësimin e transferimit të të ardhurave nga korrupsioni;
C) të jetë ose të ketë qenë udhëheqës ose zyrtar i:
Seksion 2
Hyrja në SHBA e të huajve që kanë një ose disa nga kriteret e mësipërme do të ishte e dëmshme për interesat e vendit ndaj do të ndalohet.
Gjithashtu trump deklaron se këtyre personave do t’u ndalohet dhënia e kontributive, fondeve, mallrave, shërbimeve, etj.
Aneks
1. Mukhtar Hamid Shah; Ditëlindja: 11 gusht 1939; Vendlindja: Pakistan
2. Angel Rondon Rijo; Ditëlindja: 16 korrik 1950; Vendlindja: Republika Domenikane
3. Dan Gertler; Ditëlindja: 23 dhjetor 1973; Vendlindja: Izrael
4. Maung Maung Soe; Ditëlindja: March 1964; Vendlindja: Burma
5. Yahya Jammeh;Ditëlindja: 25 Maj 25,1965; Vendlindja: Gambia
6. Sergey Kusiuk; Ditëlindja: 1 Dhjetor 1966; Vendlindja: Ukrainë
7. Benjamin Bol Mel; Ditëlindja 3 janar 1978; Vendlindja: Sudan
8. Julio Antonio Juárez Ramírez; Ditëlindja: 1 dhjetor 1980; Vendlindja: Guatemala
9. Goulnora Islamovna Karimova; Ditëlindja 8 qershor, 1972; Vendlindja: Uzbekistan
10. Slobodan Tesic; Ditëlindja 21 dhjetor 1958; Vendlindja: Serbi
11. Artem Yuryevich Chayka; Ditëlindja 25 shtator 1975; Vendlindja, Rusia
12. Gao Yan; Ditëlindja: Prill 1963; Vendlindja: Kina
13. Roberto Jose Rivas Reyes; Ditëlindja 6 korrik 1954; Vendlindja: Nikaragua