I ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” të gazetarit Enkel Demi në TVSH, deputeti demokrat Luçiano Boçi ka deklaruar se opozita do të vijojë protestat.
“Opozita është e organizuar për ta vazhduar protestën në të gjitha drejtimet, mediatike, parlamentare dhe protestuese në bashkëpunim me qytetarët por thelbi është se sa do reflektojë mazhoranca ndaj protestës qytetare që është e lartë. Jemi rikthyer në vitet e fillimit, jemi kthyer në vitet ’90 dhe ajo që e risjell sistemin në vete është një protestë popullore e thënë në forma të tjera, revolucion”, tha ai.
I pyetur nëse deklarata e Bashës ku citoi ish-Presidentin amerikan ishte mesazh për ambasadorin Lu, deputeti demokrat tha se secili e lexon sipas mizës që ka nën kësulë deklaratën e Bashës.
Enkel Demi: Dje Basha ka cituar ish-Presidentin amerikan Thomas Jefferson dhe ka thënë: “Amerika është në rrezik kur shkelet Kushtetuta”, kjo ka qenë një shprehje drejtuar ambasadorit Donald Lu, i ka kujtuar atij vlerat e demokracisë?
Luçiano Boçi: Secili e lexon sipas mizës që ka nën kësulë deklaratën e Bashës, kush gjen vetveten Brenda deklaratës është raport specifik që e ndërton me vetë deklaratën. Duhet pyetur zoti ambasador nëse e gjen veten ata apo jo.
Luçiano Boçi: Rama u vetëemërua kryeprokuror, ajo vajza po vë në rrezik karrierën dhe familjen
Luçiano Boçi tha se kryeprokurorja e emëruar është fiktive dhe se ky organ drejtohet nga Rama. Ai gjithashtu deklaroi se është i gatshëm të lërë mandatin që të rritet frymëzimi publik.
“Rama emëroi veten kryeprokuror, ajo vajza që doli aty ka vënë në rrezik karrierën dhe familjen e vet. Unë jam gati të lë mandatin, por nuk është akt individual. Grupi Parlamentar i PD është i gatshëm të kryejë të gjitha aktet që janë në dorën e tij për të rritur frymëzimin publik”, tha ai.
https://youtu.be/pKrcUbd7dZ4