Ku je shqiptar kryelartë si shqiponja, ku je? Na kanë mbledhur buzë Lanës si minjtë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ku je shqiptar kryelartë si shqiponja, ku je? Na kanë mbledhur buzë Lanës si minjtë

16:29 | 10/12/2017
në Uncategorized
0

Nga Artan Fuga

Kush na përmbyti?
———————–

Kujtoni ju se përmbytjet ndodhën nga shirat që ranë!!!

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Posi ore posi!

Kujtoni se përmbytjet ndodhën sepse ndokush nuk kishte kompetenca veritkale për të administruar grykat e lumenjve!

Posi ore posi!

Kujtoni se nuk punoi hidrovori, zhavori, a ku e di unë !!!

Posi ore posi!

Përmbytjet ndodhin sepse territori shqiptar është boshatisur demografikisht.

Prandaj përmbytet herë nga shirat, herë nga lumenjtë, herë nga kanabisi!

Një territor i boshatisur nga fuqia e punës, nga banorët, nga aktiviteti ekonomik, është mall pa Zot, rrënohet, kanalizimet bllokohen, tokat nuk drenohen, rrënjët shkulen,askush nuk kujdeset më.

Ska qeveri që ja del Zot veç popullsisë së organizuar.

Por, kur territori boshatiset se mileti përplas derën dhe ikën nga sytë këmbët në dhera të huaj, sigurisht vendi do të përmbytet.

Kur dhjetra kulla ndërtohen në Tiranë, ato sigurisht do të shpopullojnë territorin.

Pra, përmbytje, kanabis, korrupsion, vjedhje tokash buzë detit nga pushtetarë maskarenj.

Ja pra, çpopullimi dhe përmbytjet janë të lidhura ngushtë me njera tjetrën.

Ja përse duhen analiza demografike, urbane, sociologjike.

Këta kujtojnë jo zhavori, jo hidrovori!!!

Por, politika nuk i gjen dot shkaqet. Ato i gjen shkenca.

Por, shkencës politika në këto dekada i ka dhënë dërmën.

Universitetet për ibret!
Akademia në ditë të hallit.
Shkenca sociale??? Hahahaha! Më kollaj gjen punë sot po të përfundosh studimet si hoxhë, dervish, a prift, sesa si filozof, sociolog, politolog, psikolog, e ku e di unë tjetër.

Kujtoni ju se midis kullave si kunja dhe përmbytjeve nuk ka lidhje?
I përmbysim nga Tirana, pastaj i ndihmon Tirana me batanije leshi për t’u mbuluar gjatë përmbytjeve.

Ne na kanë mbledhur të gjithë buzë Lanës ore miq!
Si minjtë!

Ku je shqiptar me kokën te retë, kryelartë si shqiponja ku je?
Kuvendon me malet!
Me lisat e gjatë.
Me gërxhet.
Hahesh me shqiponja që futurojnë lart!

Territori përmbytet sepse njeriu e braktisi, nuk jeton atje.
Vjen buzë Lanës së pisët plot shurrë!
Emigrion në Siri a Srilanka!

Nga sytë këmbët për të shpëtuar!

Si rrënohet një shtëpi e pabanuar.

Pse ikën njeriu nga territori?

Sepse nuk e lidh gjë me të, sepse ndjehet i braktisur, i harruar, i fyer atje.

Përmbytja e territorit ndodh nga përmbytja e vlerave në shpirt!

Këta thonë zhavori, hidrovori, eskavatori.

Hakmerru natyrë ndaj njeriut hakmerru!

Derisa t’u vijnë mendtë!

Etiketa: Artan FugaHidrovorLanapallatepermbytjepopullsishqiponjashqiptare

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Fermer i ndershëm ish im atë

Fermer i ndershëm ish im atë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit” –

Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit” –

19:03 | 02/04/2026
“Do ju vras”/ Djali mban peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë –

“Do ju vras”/ Djali mban peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë –

18:53 | 02/04/2026
Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008 –

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008 –

18:40 | 02/04/2026

18:32 | 02/04/2026
Po sikur të çmenden deputetët? –

Po sikur të çmenden deputetët? –

17:46 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit” –
  • “Do ju vras”/ Djali mban peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë –
  • Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008 –
  • Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008 –
  • Po sikur të çmenden deputetët? –
  • Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit” –
  • “Do ju vras”/ Djali mban peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com