Sherri për dosjet, prokurorja ankohet te Donald Lu e Vlahutin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sherri për dosjet, prokurorja ankohet te Donald Lu e Vlahutin

09:34 | 05/12/2017
në Shqiperi
0

Prokurorja e Elbasanit që kallëzoi në polici për “Shpërdorim detyre” drejtuesin e prokurorisë së këtij qyteti
Dritan Gina, nuk është tërhequr për të kërkuar drejtësinë dhe denoncuar veprimet abuzive të shefit të saj.

Amanda Xhaferi pak ditë më parë i është drejtuar me një letër ambasadorit të SHBA në Tiranë Donald Lu, të cilin e
ka vënë në dijeni për shkeljet dhe abuzimit që ka kryer shefi i prokurorisë Dritan Gina. Xhaferi mësohen se në
letrën e saj i shpreh shqetësime ambasadorit Lu, duke i shkruar se tre procedime penale që ajo po hetonte janë marrë në mënyrë të paligjshme nga kryeprokurori i komanduar Dritan Gina.

Ndër të tjera Xhaferi përmend në letrën dërguar ambasadorit se prokurori Gina ka shkelur një sërë dispozitash ligjore dhe se ka mbajtur një qëndrim jo të drejtë. Pikërisht këtë letër mësohet se Xhaferi ia ka dërguar dhe Ambasadores së Bashkimit Europian në Tiranë Romana Vlahutin, duke e vënë në dijeni për atë që ka ndodhur në
prokurorinë e Elbasanit, mes saj dhe drejtuesit të prokurorisë Dritan Gina.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Mësohet se të njëjtën letër ankesë prokurorja Xhaferi ja ka dërguar dhe Prokurorit të Përgjithshëm
Adriatik Llalla, duke e vënë në dijeni këtë të fundit për shkeljet dhe abuzimit me detyrën
që ka bërë drejtuesi i komanduar Dritan Gina. E njëjta letër ankesë i ka shkuar dhe ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Sipas prokurores Xhaferi drejtuesi i prokurorisë në mënyrë të qëllimshme,pa shkak dhe në kundërshtim me ligjin ka vendosur ti heqë tre dosje penale, ku njëra prej tyre flet për abuzimin në kompaninë e çelikut “Kurum”.

Tashmë prokuroria i është drejtuar policisë së Elbasanit me një kallëzim duke akuzuar Dritan Ginën për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. E kontaktuar në telefon nga “Shqiptarja.com” prokurorja Amanda Xhaferi, konfirmoi depozitimin e kallëzimit në policinë e Elbasanit. Xhaferi sqaroi se çështja lidhet me tre dosje të cilat janë marrë në
mënyrë arbitrare, pa dijeninë e saj dhe pa dëshirën e saj nga kryeprokurori Dritan Gina. Xhaferi nuk pranoi të japë shumë detaje se për çfarë bëhet fjalë konkretisht në këtë tre dosje, por tha se tashmë kallëzimi dhe dëshmia e saj, ndodhet në policinë e rrethit Elbasan.

Këto tre procedime penale, kanë qenë duke u hetuar pikërisht nga prokurorja Xhaferi, e cila ushtronte detyrën e saj pranë seksionit të Task-Forcës. Mirëpo pas ndryshimeve të seksioneve në këtë prokurori është bërë dhe një shpërndarje e re e dosjeve penale. I kontaktuar në telefon, prokurori Dritan Gina, tha se asnjë dosje nuk është marrë me forcë dhe asnjë dosje nuk ka humbur, pasi çdo material i këtyre dosjeve ndodhet në prokurori. Dosjet janë shpërndarë në seksione të ndryshme, ku ato që ka pasur njësia Task-Forcë, i ka marrë seksioni për krimin-ekonomik pranë kësaj prokurorie.

http://shqiptarja.com/home/1/sherri-per-dosjet-prokurorja-ankohet-te-donald-lu-e-vlahutin-457306.html?pos_3

Etiketa: amanda xhaferiankeseDonald Ludosjedritan ginaleterprokuroriRomana Vlahutin

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Ja si e festoi Ambasadori Lu Ditën e Pavarësisë (foto)

Ja si e festoi Ambasadori Lu Ditën e Pavarësisë (foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

23:31 | 06/04/2026
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

23:09 | 06/04/2026
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

22:59 | 06/04/2026
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

22:13 | 06/04/2026
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –

22:00 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –
  • Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –
  • Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –
  • Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –
  • Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –
  • Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –
  • Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com