Për Xhelal Mziun dhe Edi Ramën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për Xhelal Mziun dhe Edi Ramën

10:02 | 05/12/2017
në Uncategorized
0

Nga Alfred Peza

Dalja e Kryeministrit në mbrëmje përkrah Kryetarit të Bashkisë së Kamzës, live në mediat televizive dhe rrjetet sociale, u përcoll nga disa si ironia e ditës. Një xhest ky, imazhet e së cilit është e sigurtë që do përdoren më shpesh në të ardhmen, sesa gjatë ditës që ato u realizuan. Do të përdoren gjatë qofshin fotot, qofshin videot, qofshin fjalët që ata thanë e nuk thanë krah njëri tjetrit, xhestikulacionet apo ato që mendonin ndërkohë që tjetri fliste.

Ky xhest i Ramës, edhe ashtu i përllogaritur ose jo, i inskenuar apo i aktruar ose jo, gjithsesi nuk i shpëton me sa duket as këtë radhë “mallkimit” apo “bekimit” që atë e ndjek nga pas. Pasi duket se do të zëvendësojë këtë radhë atë detaj që ka tërhequr vëmendjen e medias dhe opinionit për të, në situata të ngjashme kur vishte çorapet e dikurshme të kuqe apo të verdha, brekushet apo çitjanet, atletet e bardha apo të zeza, kur mbante sopatën në dorë apo kur hipte mbi rosakun që notonte në ujë tek Parku i Lodrave për fëmijë “7 xhuxhat”.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

E kjo më kujtoi një bisedë me një kolegun tim sot emigrant në SHBA, Gavrosh Levonja ish basketbollist i “17 Nëntorit” në kohën kur Edi Rama luante me “Dinamo”-n. Ai kujtonte veç të tjerash, se edhe ata që ishin bashkëlojtarë të të njëjtit brez shkonin me kuriozitetin e tifozëve në Pallatin e Sportit, më shumë për të parë se çfarë mbathjesh kishte veshur Edi, sesa për të mësuar se sa do të dilte ndeshja.

Në fakt problemi nuk është i tij, që duket se e ka patur herët dhe e ka e do ta ketë gjithmonë një mënyrë jetese atë që ne e marim si diçka ndryshe, si provokim, si sinjal, si mesazh, si ekzibixionizëm, si mënyrë për të tërhequr vëmendjen nga thelbi real, etj. Ai e bënë këtë me sa duket, me lehtësinë e papërballueshme që kishte bërë madje edhe sot përshëmbull, ndërrimin e stemës mbi xhup, nga të “Juve”-s në atë të “Bayern Munchen”.

Gjërat ndonjëherë janë shumë më të thjeshta sesa ne duam dhe i komplikojmë, me apo pa dashje, me apo pa qëllim, me apo pa arësye. Xhesti i takimit Rama- Mziu në Kamëz për të parë e diskutuar qoftë edhe live menaxhimin e situatës së krijuar nga përmbytjet që ka shkaktuar çmenduria e motit orët e fundit, është përveç të tjerash, sigurisht edhe një mesazh.

Në një moment tejet të vështirë si ky që po kalon vendi, për shkak të kapriçove të natyrës, pavarësisht ndarjeve të thella ose jo, pëlqimeve apo mospëlqimeve fare për njëri tjetrin, ne duhet të jemi të gjithë bashkë. Sepse përmbytja për shkak të shirave nuk ka as ngjyra partie, as ngjyra flamujsh, as simbole me dy gishta apo me grushtin lart, as kahje dhe as ndasi nga ato që vijnë për shkaqe ideologjike, teserash partie, kulture, interesi, ndjesish, historie personale apo familjare.

Përpara Xhelal Mziut, ka qenë vetë Kryeministri që të paktën në dy raste e ka falenderuar publikisht gjatë ditës edhe shefin e tij, Lulzim Bashën për qëndrimet që po mban në këto rrethana të krijuara. Tregues ky i një kulture të re politike, shpesheherë të munguar në këto 27 vjet në Shqipëri. Një qëndrim që me siguri do të përsëritet kur PD të jetë përsëri në qeveri nesër dhe PS, sërisht në opozitë. Gjithësesi ka një traditë që sa vjen dhe thellohet dhe rasti i sotëm, është një vlerë e shtuar në këtë drejtim.

Klasa politike shqiptare ka ditur fatmirësisht rrallë por gjithësesi të jetë bashkë të paktën për çështjet madhore e strategjike kombëtare, si ajo për Kosovën, çështja e integrimeve tona euro-atlantike, lufta kundër ndasive veri- jug a toskë-gegë, ndasive fetare dhe disa elementëve të tjerë që lidhen me kulturën e re demokratike në sjelljen e liderëve që përfaqësojnë dy palë kundërshtare por jo armike në spektrin politik të vendit.

Nuk ka rëndësi se këtë radhë xhesti lidhet me emrin e Xhelal Mziut apo të Lulzim Bashës, Edi Ramës apo të kujtdo drejtuesi tjetër në pushtet qëndror apo lokal. E rëndësishme është që qytetarët, bashkë me dozën e dhimbjes, lagështisë dhe fatkeqësisë që mund tu ketë rënë mbi kokë këto orë të vështira për ta, të marin edhe një dozë pozitiviteti. Një mesazh se pavarësisht gjithçkaje që na ndan, ka dhe duhet të ketë gjithnjë e më shumë gjëra, që na bashkojnë.

https://alpenews.al/alfred-peza-per-xhelal-mziun-dhe-edi-ramen/

Etiketa: Alfred Pezaedi ramaXhelal Mziu

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Mjegulla pushton Tiranën

Mjegulla pushton Tiranën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –

Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –

23:10 | 13/12/2025
Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

23:02 | 13/12/2025
5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –

5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –

22:30 | 13/12/2025
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

22:04 | 13/12/2025
Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –

Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –

21:52 | 13/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –
  • Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –
  • 5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –
  • Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –
  • Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –
  • “Hysen Kadiu iku në Amerikë gjatë fushatës”, Berisha përplaset me Salianjin: Po gënjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –
  • Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com