Një qokë tek arvanitasit dhe në Çamëri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një qokë tek arvanitasit dhe në Çamëri

19:00 | 27/11/2017
në Uncategorized
0

Nga Artan Xh.Duka

Mirë, shumë mirë bëri Presidenti ynë që qoftë dhe privatisht sikurse u tha në media, takoi shqiptarët e krahinave shqiptare në Serbi. Bëri detyrën si simbol i unitetit të kombit, nderoi veten dhe postin që përfaqëson duke respektuar shqiptarët e atjeshëm, u dha zëmër e kurajo që të gëzohen në vendin e të parëve pavarësisht se jashtë kufirit zyrtar, shtriu dorën e fqinjësisë së mirë ndaj Serbisë pavarësisht padrejtësisë historike ndaj kombit shqiptar, duke bërë apel për urtësi dhe çlirim nga sindroma e fituesit apo humbësit në Ballkan.

Me një fjalë, qoftë dhe privatisht, kjo vizitë gjeneroi publicitet të atillë, efektet e të cilit ndoshta tejkalojnë edhe një vizitë zyrtare që i nënshtrohet protokollit strikt, qoftë dhe e shoqëruar me paketa financimesh apo projektesh konkrete. Shqiptarët në Serbi, më shumë se financime kanë nevojë për vëmëndje, respekt dhe kontakte rutinë. Kaq u mjafton që të mos ndjehen të vetmuar matanë. Me këtë rast, Serbia po dëshmon se po reflekton. Një fillim i mbarë i saj por ende pak sepse e kaluara ende ka peshë në politikën e saj.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Por ndërsa vizita të këtilla po mësohemi të kalojnë “fjollë” tek fqinjët verior (Mali i Zi dhe Serbi) dhe ai lindor (Maqedoni), hamendjet ngrihen nëse një gjë e tillë mund të ndërmerrej edhe në fqinjin jugor Greqi. Sikurse krahinat shqiptare në Mal të Zi, Serbi dhe Maqedoni, edhe Çamëria apo trevat arvanitase kanë prezencë etnike shqiptare apo arbërore dhe Shqipëria e ka në Kushtetutë vëmendjen dhe përpjekjen ndaj mbrojtjes së interesave, të drejtat njerëzore dhe atyre kombëtare të shqiptarëve kudo ku ata ndodhen jashtë kufijve shtetërorë.

Në këtë sens, presidenti ynë, i njohur si politikan kurajoz dhe me inisiativë, duhet të ndërmarrë një hap të tillë duke dëshmuar me veprime konkrete vëmëndjen e shtetit shqiptar ndaj shqiptarëve në Greqi, qofshin ata çamë, arvanitas të kohës apo shqiptarë emigrantë të tranzicionit.

Është në përshkrimin e punës e Tij. Qoftë zyrtarisht apo privatisht, Ai duhet të takohet me ta, atje. Me urtësinë tradicionale të politikës së Tij, ajo vizitë nuk mund të shihet si provokim përkundrazi do të shërbejë si artikulim i tabuve që nuk ua zë dot goja të tjerëve këtej dhe andej kufirit duke krijuar precedentin për më pas për të tjerë.

Si mund të presim ne që faktori arvanitas dhe ai çam në Greqi të hedhë sytë dhe besojë tek Atdheu mëmë kur ne të parët i anashkalojmë dhe nuk bëzajmë për ta? Ata nuk kanë nevojë për financime, përkundrazi mund të na mbajnë ne ata me to por ata kanë nevojë për solidaritet dhe një dimension më shumë të identitetit që ju jep krenari dhe kjo është detyra jonë këtej.

Meraku se mos turbullohen ujrat me grekun janë argumenta që provokojnë “agoni” diplomatike në marrëdhëniet me ta duke bërë që të vërtitemi gjithnjë rreth pikës zero. “Djalli nuk është aq i tmerrshëm kur e takon”, thotë një shprehje ndaj dhe me Greqinë, e vetmja mundësi për të gëzuar marrëdhënie të shkëlqyera siç dhe popujt meritojnë, është thënia e gjërave troç. Fundja jemi popuj binjak në gadishullin Ilirik dhe është absurd që 200 vjet vetëm i ndërsehemi njëri-tjetrit.

Nëse një vizitë presidenciale, qoftë dhe private, është tashmë gjë normale në Serbinë e nacionalizmit që shkaktoi tre luftëra në rajon këto dekada, ajo nuk ka pse të jetë më një tabu  në Greqi, që për më tepër është dhe anëtare e BE. Vetëm nëse nuk duam vetë ne sepse politikanin e lartë, shoqëruar me një autobuz diplomatësh dhe tabor gazetarësh që pasqyrojnë “live”, zor se do e kthejë mbrapsht në kufi një doganier apo do e shpallë të padëshiruar një polic apo kalec lokaliteti në fshatrat arvanitase ku Ai shkon.

Po në ndodhtë, do jetë publicitet falas dhe bota do dëgjojë më mirë dhe më shpejt dhe do kuptojë se nuk është Himara molla e sherrit por tjetër gjë. Më e madhe, reale dhe quhet Çamëri dhe arvanitas dhe ndodhen matanë kufirit, në Greqi. 28 Nëntori nuk është keq për fishekzjarre por për vëmëndje ndaj kauzave shqiptare ngado. Patriotizmi nuk ka brirë. Tej kufirit në jug nuk ka thjesht kauzë çame e arvanitase por kauzë shqiptare dhe ajo meriton përkushtim.

http://www.gazetatema.net/2017/11/27/nje-qoke-tek-arvanitasit-dhe-ne-cameri/

Etiketa: Artan Xh.DukaarvanitasCameriGreqiIlir MetaqokëSerbi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Aktivizohet vullkani Agung krijon panik, evakuohen 100 mijë njerëz

Aktivizohet vullkani Agung krijon panik, evakuohen 100 mijë njerëz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Marin Gjonaj, mbreti i Bitcoin në Tiranë, që ka në dorë fatin dhe paratë e Metës dhe Kryesmadhit –

Marin Gjonaj, mbreti i Bitcoin në Tiranë, që ka në dorë fatin dhe paratë e çiftit Meta-Kryemadhi –

17:03 | 03/02/2026
Marin Gjonaj, mbreti i Bitcoin në Tiranë, që ka në dorë fatin dhe paratë e Metës dhe Kryesmadhit –

Marin Gjonaj, mbreti i Bitcoin në Tiranë, që ka në dorë fatin dhe paratë e Metës dhe Kryesmadhit –

17:01 | 03/02/2026
Fjala e Ramës urdhër për Gjykatën Kushtetuese? Shtyhet përsëri vendimi për Ballukun –

Fjala e Ramës urdhër për Gjykatën Kushtetuese? Shtyhet përsëri vendimi për Ballukun –

15:05 | 03/02/2026
Kompania ‘Gjoka konstruksion’ kryen shpërthime me tritol, bllokohet nga shkëmbinjtë rruga e Dhërmiut –

Kompania ‘Gjoka konstruksion’ kryen shpërthime me tritol, bllokohet nga shkëmbinjtë rruga e Dhërmiut –

14:45 | 03/02/2026
Dallgë deri në 6.5 metra! Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë –

Dallgë deri në 6.5 metra! Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë –

14:15 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Marin Gjonaj, mbreti i Bitcoin në Tiranë, që ka në dorë fatin dhe paratë e çiftit Meta-Kryemadhi –
  • Marin Gjonaj, mbreti i Bitcoin në Tiranë, që ka në dorë fatin dhe paratë e Metës dhe Kryesmadhit –
  • Fjala e Ramës urdhër për Gjykatën Kushtetuese? Shtyhet përsëri vendimi për Ballukun –
  • Kompania ‘Gjoka konstruksion’ kryen shpërthime me tritol, bllokohet nga shkëmbinjtë rruga e Dhërmiut –
  • Dallgë deri në 6.5 metra! Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë –
  • Vetëm hajduti fshihet, rruga për në qelinë e Ramës kalon nga Balluku –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Marin Gjonaj, mbreti i Bitcoin në Tiranë, që ka në dorë fatin dhe paratë e çiftit Meta-Kryemadhi –
  • Marin Gjonaj, mbreti i Bitcoin në Tiranë, që ka në dorë fatin dhe paratë e Metës dhe Kryesmadhit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com