Punëtorët e 55 kompanive nënkontraktore të “By pass”-it të Fierit edhe të Vlorës janë bashkuar në një protestë të dytë për pagat që nuk kanë marrë nga kompania “Serenisima”.
Protesta është zhvilluar në Mbrostar, ndërsa kanë bllokuar rrugën për disa minuta.
Punëtorët deklarojnë se nuk marrin pagat prej disa muajsh, ndërsa kanë paralajmëruar se protesta e tretë do të zhvillohet para kryeministrisë duke kërkuar që qeveria të ndërhyrë për të zgjidhur problemin.