Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 32-vjeçarin Alfred Terziu, i cili abuzoi seksualisht një vajzë të mitur 13 vjeçe.
Autori i këtij akti të tmerrshëm nuk e ka pranuar akuzën në gjyq, ndërsa “viktima” 13-vjeçare do t’i nënshtrohet ekzaminimit mjekësor për të nxjerrë në pah të vërtetën.
Ngjarja e rëndë u raportua dy ditë më parë, ku e mitura nga Kruja ishte përdhunuar në një hotel në qytetin e Durrësit nga 32-vjeçari. Ndërkohë, vetëm dy ditë para se të përjetonte tmerr, 13-vjeçarja ishte denoncuar e zhdukur nga motra e saj, pasi ishte nisur për në shkollë dhe nuk ishte kthyer më.