Lenini agjent gjerman? …U përcoll nga qeveria gjermane për në Rusi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lenini agjent gjerman? …U përcoll nga qeveria gjermane për në Rusi

14:10 | 08/11/2017
në Uncategorized
0

 

Nga Ilir Seci

Para disa kohësh duke lexuar një libër me fjalimet e politikanit të madh anglez Winston Churchill më mbeti në mendje një fjalim i këtij burri shteti në parlamentin britanik kur po u fliste Dhomës së Ulët se kush ishte Vladimir Ilic Lenini…Përcaktimi që i bën ChurChilli figurës së Vladimir Ilic Leninit është me të vërtetë i qëlluar…ja se ç’thotë po citoj këtë fragment nga fjalimi i mbajtur prej Winston Churchill në Parlamentin Britanik në vitin 1919:
“Lenini u dërgua në Rusi nga gjermanët në të njëjtën mënyrë siç mund të dërgohet një epruvetë, (shishke) që përmban brenda virusin e tifos ose koleres per ta derdhe pastaj në rezervuarin qe furnizon me ujë një qyteti të madh, dhe kjo ka funksionuar me saktësi të mahnitshme. ”

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

“Mbi Vladimir Iliç Leninin”, fjalim në Dhomën e Parlamentit Britanik, me 5 nëntor 1919 cituar siç eshte thenë nga Churchill vete, (2008), Ed. Langworth, PublicAffairs, f. 355 ISBN 1586486381…
Origjinali:”Lenin was sent into Russia by the Germans in the same way that you might send a phial containing a culture of typhoid or cholera to be poured into the water supply of a great city, and it worked with amazing accuracy. “On Vladimir Ilyich Lenin”, in the House of Commons, November 5, 1919 as cited in Churchill by Himself (2008), Ed. Langworth, PublicAffairs, p. 355 ISBN 1586486381…
Duke qene se edhe me pare kisha lexuar neper disa artiku rreth bashkepunimit te Leninit me autoritetet gjermane vendosa te kerkoj me shume te dhena. Jane shkruar disa libra me kete teme dhe nga ato libra mesova se si kishte qene e verteta…

Kur në Rusi në shkurt 1917 shperthyen demonstrata masive te shkaktuara nga vështirësitë e luftës, protesta qe e detyruan Car Nikollen II të jape doreheqje e te zevendesoje monarkine me një qeveri te përkohshme me nje baze te gjere Lenini ishte ende në mërgim në Zyrih.
Me 15 mars 1917 Lenini ishte duke u përgatitur për të shkuar në bibliotekën e Altstadit ne nje mbasdreke rutine per te, kur një shokui tij azilant, Polaku Mieczyslav Bronski , e pyet plot ngazellim: “A nuk ke dëgjuar lajmin?! Ka plasur një revolucion në Rusi! ?”

Ditën tjetër Lenini i shkroi Aleksandra Kollontait në Stokholm, duke këmbëngulur qe te intensifikohet një “Propagandë revolucionare , agjitacion dhe luftë me synim një revolucioni proletar ndërkombëtar dhe për marrjen e pushtetit nga sovjetikët, perfaqesuesit e punëtorëve “…
Pas ketij lajmi Lenini ishte i vendosur të kthehej në Rusi me cdo kusht. Por kjo nuk ishte nje gjë e lehtë në mes të Luftës së Parë Botërore. Zvicra ishte e rrethuar nga vendet ndërluftuese, prej Francës, Gjermanisë, Austro-Hungarisë dhe Italisë kurse rruget detare kontrolloheshin nga aleati i Rusisë Britania e Madhe! U sugjerua edhe nje ide per fluturim me avion, mirepo ne ate kohe nuk kishte avione me kapacitet fluturimi me rreze të gjatë pa pasur nevojen e uljes per furnizim në një zonë të pushtuar! Lenini mendon edhe kalimit nëper Gjermani me pasaportë suedeze, nje ide qe Krupskaya e hedh poshte menjehere e ben edhe shaka se “Do e kapin Mensheviket në gjume”. Per me teper qe as Lenini dhe as Krupskaya nuk flisnin suedisht dhe ideja e Leninit per t’u shtire si nje shurdhmemec as u mor ne konsiderate.

Nje mundesi shfaqet kur fillojne negociatat me Qeverinë e Përkohshme Ruse qe ishte krijuar pas doreheqjes se Carit për të shkembyer te burgosurit ruse me ata gjermane mirepo kjo u zvarrit e s’doli gje. Përfundimisht, duke anashkaluar Qeverinë e Përkohshme, më 31 mars zvicerane komunist Fritz Platten “cuditerisht” merr leje nga Ministri i Jashtëm gjerman nëpërmjet ambasadorit të tij në Zvicër, Baron von GISBERT Romberg, për ta lejuar Leninin dhe disa azilante te tjere ruse të kalojne nga Gjermania në Rusi në një vagon te mbyllur mbyllur treni! ?… Me kërkesën e Leninit vagoni i trenit duhej te ishte i vulosur dhe te kishte nje lloj imuniteti nga kontrollet, nje lloj të veçantë të statusit të ekstra-teritorial!
Ne fakt ka shumë dëshmi qe provojne angazhimin financiar gjerman në misionin e Leninit. Qëllimi ishte që të dobesohej forca ruse në Luftën e Parë Botërore gje qe do kryhej permes trazirave revolucionare. Mbështetja financiare gjermane ka vazhduar deri në korrik 1917, kur Qeveria e Përkohshme pikerisht se zbuloi financimin dhe fondet gjermane për bolshevikët i nxori ata jashtë ligjit partinë dhe leshoi edhe lëshuar urdhër arresti për Leninin.

Dhe keshtu me 9 prill Lenini bashke me Krupskajan u takuan me azilantet e tjere ruse në Bernë, nje grup qe numëronte tridhjetë veta, ata hipen në një tren që i dergoi në Zyrih. Nga Zyrihu nderruan tren e hypen ne nje tjeter te rregulluar posaçërisht sic kishin bere marreveshjen, tren që po i priste në Gottmadingen krejt afer stacionit kufitar me Gjermanine në Singen. I shoqëruar nga dy oficerë të ushtrisë gjermane , të cilët ndejtën në pjesën e pasme tek bagazhet qe grupi udhëtoi nëpër Frankfurt dhe Berlin për të ndaluar ne destinacion qe ishte Sassnitz ku mberriten me 12 prill. Prej atje hipen ne një traget qe i çoi në Trelleborg, Suedi…Pasi zbresin ne Suedi grupi qe ishte me Leninin merr perseri nje tren dhe shkoi në Stokholm dhe që atje pastaj mberriten në Rusi. Mberriten para mesnatës së 16 prillit 1917, kur treni qe sillte Leninin arriti në Stacionin “Finlandë” në Petrograd. Aty ai u prit me tingujt e “Marsejezes” te kenduar nga një turmë e punëtorëve, detarëve dhe ushtarëve qe me flamuj të kuq revolucionare i uruan mireserdhjen në Rusi Tovarish Leninit! Aty Lenini mban nje fjalim para turmës revolucionare ku u thekson rëndësinë ndërkombëtare të Revolucionit Rus :”Lufta imperialiste është fillimi i luftës civile në të gjithë Evropën! Revolucioni Socialiste në mbarë botën ka filluar tashmë! Gjermania është duke vluar tashme! Nga njera dite ne tjetren kapitalizmi evropian eshte drejt rrëzimit! Marinarë, shokë, ne duhet të luftojmë për një revolucion socialist, për të luftojme deri ne fitoren e plote te proletariatit! Rroftë revolucioni socialist në të gjithë botën! ”…Pjesa tjeter eshte Hisotori tashme…
Ajo epruvete me virusin e Tifos se Kuqe ne fakt funksionoi edhe me “mahnitshem” e Churchilli vete jetoi per ta pare se sa larg shkoi infektimi I atij virusi…Me synim qe te helmoje kombin rus virusi gjerman mbyllur ne trenin-epruvete ne fakt infektoi me shume se gjysmen e botes duke shkaktuar miliona e miliona jetesh te pafajshme…pasoja qe ja kane kaluar cdo lufte qe ka pare ndonjehere njerezimi…

Referenca:
-N. K. Krupskaya, Reminiscences of Lenin (1933), Krupskaya Internet Archive.
-Orlando Figes, A People’s Tragedy: The Russian Revolution 1891–1924, London: Pimlico (1996), p. 384.
-“On Vladimir Ilyich Lenin”, in the House of Commons, November 5, 1919 as cited in Churchill by Himself (2008), Ed. Langworth, PublicAffairs, p. 355 ISBN 1586486381…

Etiketa: agjentgjermaniIlir SeciLeniniRusi

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Greqia bllokon sërish Kakavijën

Greqia bllokon sërish Kakavijën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com