Kur ngatërron 1 nëntorin me 1 prillin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur ngatërron 1 nëntorin me 1 prillin

20:13 | 02/11/2017
në Uncategorized
0

Nga Ardian Muhaj

Nuk e mbaj mend, kur jam zgjuar aq i tronditur që në pikë të mëngjesit nga lajmet e ditës së sapozbardhur në media sikur këtë fillim nëntori. Lajmi ishte me të vërtetë i tmerrshëm dhe pasqyrohej në gazetën e parë që zakonisht pasqyrohet në përmbledhjet e shtypit të ditës. Po ashtu, ishte edhe në krye të opinioneve e analizave të ditës dhe kjo e përforcoi edhe më shumë shqetësimin tim për atë lajm të kobshëm që përflitej. Po ashtu, lajmësi nuk ishte një gazetar dosido, por Nikollaq Neranxi, dora vetë, politikan e sipërmarrës tepër, tepër i njohur në Shqipëri.

 

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Bëhej fjalë për gjenocid që po ndodhte në Himarë! Po, po. Në Himarë. As në Mianmar, as në Siri, as në Irak, as në Serbi, por pikërisht në Himarë. E thoshte vetë politikani dhe biznesmeni që furnizon me ushqime tregun shqiptar, madje që në titull: “Në Himarë po ndodh gjenocid. Ndalojeni!”.

Duke sjellë në mendje se të gjitha përkufizimet mbi termin “gjenocid”, përmbajnë në thelb konceptin e vrasjeve dhe masakrave masive me qëllim të qartë zhdukjen e një bashkësie të caktuar, natyrshëm mendja ku nuk të shkon. Ndjesia e parë që të vjen në çaste të tilla, kur merr vesh se në një pjesë të vendit tënd po kryhet gjenocid, është një mëri me veten. Si nuk e kisha ditur dhe si më kishte zënë gjumi në një situatë të tillë? Si mundet njeriu të rrijë indiferent ndaj një kobi të tillë, pa e ndjerë veten sadopak fajtor, thjesht për mosdijen dhe për indiferencën ndaj një tragjedie njerëzore, më e madhja e të gjithave, gjenocidi?

Vetë fakti që bëhej fjalë për Himarën e bënte këtë akoma edhe më të besueshme. Një zonë krejt afër teatrit të gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Një zonë krejt afër dëshmive të masakrave të banditëve grekë ndaj popullsisë së asaj që ata e quajnë Epir Verior, e bënte të mundshëm një bashkëshoqërim të tillë pamjesh.

A thua grekët që kishin zhdukur nga faqja e dheut popullsitë shqiptare që nga kufiri shtetëror e deri në Peloponez, Atikë, Beoti dhe Eube, që nga Joni në Egje, që kishin kryer masakra mbi shqiptarët që nga brigjet e Adriatikut e deri në brigjet e ishujt e Egjeut, të jenë shfaqur befasishëm në Himarë, për të përsëritur masakrën e Peshkëpisë të vetëm para 20 viteve? Apo ato të kriminelëve grekë në vitin 1914 në Përmet, Korçë, Tepelenë, Kolonjë, Delvinë e Gjirokastër, kur u dogjën e u poqën qindra fshatra dhe ku vetëm në një fshatin e Hormovës u vranë 220 burra, pleq e fëmijë.

Pastaj vetvetiu, kur gjendesh përballë një lajmi të tillë, të shkojnë në mendje pyetje nga më të ndryshmet. Po pse grekët të sulmojnë Himarën e bukur, një grusht fshatrash që nuk i prishin punë askujt? Me njerëz të qetë e punëtorë, shumica gjysëm të braktisur nga të rinjtë dhe gjallërinë më të madhe ia japim njerëzit e moshuar, me rrudha të bekuara në ballë. Megjithatë, fakti që grekët edhe sot e kësaj dite e mohojnë, jo vetëm gjenocidin mbi shqiptarët në Çamëri, që mohojnë ekzistencën e pakicës etnike arvanite, që mohojnë ekzistencën e pakicës etnike shqiptare në Çamëri, tregon se kjo bëhet jo për të mos përsëritur gjenocidin e kaluar, por pikërisht mohimi i tij, mund të ketë si synim përsëritjen e tij. E ku? Në Himarën e bukur. Tmerr!

Pastaj, kur nis e kërkon lajmet nëpër media mbi atë se ç’po ndodh në Himarë për të mësuar se sa viktima ka pasur ndërkohë që ti flije për shtatë palë qejfe, për turpin tënd, ndërkohë që në Himarë ndodhte gjenocid, zbulon se… nuk zbulon asgjë. Natyrisht që çlirohesh nga gjithë ajo tronditje mëngjesore. Shyqyr që nuk ka asnjë viktimë, që të gjithë në Himarë janë shëndoshë e mirë. E po edhe shyqyr që lajmi i dhënë nga zoti Neranxi nuk qenka i vërtetë. Por prapë, të bren dyshimi. Po sikur zoti Neranxi të thotë të vërtetën dhe lajmet të mos e thonë? Po sikur vlonjatët të jenë duke pritur refugjatët himariotë në shtëpitë e tyre që i kanë shpëtuar gjenocidit grek, ashtu siç pritën shqiptarët e Kosovës që i shpëtuan gjenocidit serb ca vite më herët?
Gjithçka davaritet e qartësohet, kur merr gazetën dhe lexon vetë lajmin e lajmësit Neranxi. E kupton se sipërmarrësi-politikan ka ngatëruar me sa duket ditën e shtrigave me ditën e rrenave. Ka shkruar më 1 nëntor një artikull që është i denjë vetëm për 1 prill.

Sipas planit urbanistik që zvarritet tërkuzë vetëm këtu, ndërkohë që të gjitha qytetet shqiptare janë bërë lëmsh, janë rreth 80 objekte biznesi kryesisht që do të shemben në total. E gjitha kjo bëhet për një shëtitore, pra jo për pallate me jabanxhinj. Një pjesë e banorëve, megjithatë e kanë kundërshtuar projektin dhe siç është bërë zakon kane dalë me flamuj grekë, natyrisht për të sjellë edhe reagimin e Athinës zyrtare. Megjithatë, deri tani mësohet se janë shembur tetë objekte kryesisht dyqane dhe mure rrethuese, por dhe një karburant. Po të krahasosh mjerimin e banorëve të Shkozës me llastimin e neranxëve të Himarës e kupton se po bëhet zhurmë e stërmadhe për një koçimare.

Gjenocid pa viktima, pa refugjatë, pa shpërngulje, pa krisma, vetëm një Neranxi mund t’i shkojë mendja ta quajë. Madje të bëjë thirrje edhe që ta ndalojmë. Si do i quante Neranxi dhjetra mijëra viktimat shqiptare në Kosovë, qindra mijëra të shpërngulurit shqiptarë nga Kosova, dhjetëra mijëra të vrarët e të masakruarit nga grekët në Çamëri e në jug të Shqipërisë gjatë shekullit të kaluar? Madje, e deformon edhe kuptimin e “gjenocidit”, të fjalës më të tmerrshme që mund të dëgjojë njeriu, për pak vëmendje apo për asgjë. Përmes këtij deformimi kuptimor absurd, zoti Neranxi fyen viktimat e gjenocideve anekënd botës dhe përgjatë krejt historisë.

Etiketa: 1 nentor1 prillardian muhajCamerigjenocidhimareKur ngatërron 1 nëntorin me 1 prillinNikollaq Neranxi

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Trafik kokaine me vlerë 4 milionë paund, dënohen 4 shqiptarët në Angli

Trafik kokaine me vlerë 4 milionë paund, dënohen 4 shqiptarët në Angli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com