Kur unë isha në shkollën fillore – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur unë isha në shkollën fillore

17:47 | 29/10/2017
në Uncategorized
0

Nga Lis Bukuroca

Kur isha unë në shkollën fillore, gati gjysma e klasës ishte me vajza. Në klasën e pestë numri i tyre u zvogëlua dukshëm, ose u përgjysmua. Etërit u ndalonin shkollimin bijave për të evituar emancipimin dhe ndriçimin dhe për t’i mbajtur ato, sa më të shtypura, sa më të nënshtruara. Ata dëshironin t’i ruanin bijat e tyre të paprekura për burrin. Sipas tyre, nëse vajza zgjidhte të dashurin, lëndohej nderi i tyre. Nëse vajza martonte atë që pëlqente i ati, ai ndjehej i nderuar.

Në kohën time vajzat pas klasës së katërt stërviteshin në shtëpi me keqtrajtimin që do ta përjetonin nesër tek burri.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Kur mbarova unë klasën e tetë, edhe një herë u përgjysmua numri i vajzave. Këtë e bënë etërit fanatikë dhe konservativë, që kishin frikë nga emancipimi i bijave dhe me tërheqjen nga shkolla, vepronin në mënyrë parandaluese. Etërit nuk silleshin ndaj bijave në kohën time sikur të ishin etër, por sikur të ishin të huaj që kanë marrë përsipër kujdestarinë disa vjeçare të vajzave. Në kohën time, kur isha unë në shkollë fillore dhe të mesme, lindja e një vajze në një shtëpi nuk ishte fat, por fatkeqësi e madhe. Në vend të gëzimit, kishte vaje dhe sharje. Në kohën e fëmijërisë time burrat adhuroni shoqëri vetëm mashkullore.

Kur isha unë në gjimnaz, nuk ishin më shumë se gjashtë vajza në klasë. Etërit ishin kujdesur që klasat tona të duken sa më mashkullore dhe ata ishin kujdesur që bijat e tyre të mbetet të padijshme, sepse dituria tek burri, mund t’ u shkaktonte kokëçarje. Në kohën gjersa unë isha në shkollë të mesme gratë nuk kishin të drejtë të flisnin në prani të burrave. Ata burra që konsideronin veten burrë pse shtypnin gratë dhe motrat, nuk kishin bërë kurrë një vepër burrërore jashtë, por në shtëpitë e tyre, ishin më shumë trima se sa policët serb. Në fakt, burrat nuk shtypnin se ishin trima, por sepse ishin frikacak tepër të mëdhenj. Nuk shtypnin pse ishin besnik, por sepse vetë ishin tradhtarë. Burrat shtypnin sepse nuk dashuronin dhe sepse ishin tuca kronikë dhe nuk kishte shërimin për patologjitë e tyre. Ata vuanin nga komplekse të ndryshme, por kryesisht nga ai i inferioritetit. Burrat kishin frikë nga fantazitë e tyre perverse, jo pse ato i bënin gratë, por sepse ata mendonin se ato mund t’i bënin.

Në kohën kur unë shkova në fakultet, numri i vajzave u përgjysmua edhe një herë dhe nga gjashtë, studimet vazhduan vetëm tri prej tyre. Etërit nga frika e madhe nga emancipimi, u sollën me bijat e tyre, mu ashtu si do t’ ishte sjellë edhe pushtuesi.

Kur isha në shkollë fillore nëse një vajzë dashurohej dhe e kuptonte familja, ajo ose rrihej për spital, ose rrihej dhe ndalej nga shkolla. Kur isha unë në shkollën fillore ose të mesme, nëse një djalë rrihte për spital një njeri, familja e tij mburrej. Në kohën time kur një vajzë dashurohej, i shkruanin edhe hajmali dhe e konsideronin të poseduar nga djalli.

Në fëmijërinë time, dashuria ishte e ndaluar, ajo konsiderohej kurvëri. Në kohën time, rrahja dhe vrasja e ndonjë njeriu për një fjalë goje lejohej dhe konsiderohej burrëri. Të ishe grua burrneshë në këtë shoqëri perverse, duhej të krenohesh me djalin e burgosur. Biseksualët nuk adhuronin gra, por adhuronin burrnesha. Të ishe grua në një shoqëri të tillë nuk ishe e lehtë, por mallkim dhe e dënuar edhe pse pa pikë faji. Gruaja mund të konsiderohej kurvë, jo pse ishte, por pse bija kishte rënë në dashuri, pse ishte veshur bukur, pse i kishte bërë buzët e kuqe apo pse kishte veshur një fustan mbi gjunjë. Në kohën time rrahja e gruas ishte krenari dhe konsiderohej burrëri. Në kohën e fëmijërisë time, nëse burri bëhej impotent dhe gruaja dëshironte seks, ai e quante shoqen kurvë dhe kështu i anulonte asaj epshin përgjithmonë.

Ndoshta disa prej tyre atyre burrave janë penduar. Shumë prej tyre mendojnë se kanë shtypur si duhej, por pjesa dërmuese e tyre, ka shkatërruar jetën e bijave të tyre. Se a i brenë ndërgjegjja (nëse kanë ndërgjegje ) për këtë diskriminim djallëzor nuk dihet, por se nuk janë sjellë si etër, por si oficerë serb, tashmë është e qartë.

Sot shoh ata burra të kërrusur apo duke çaluar. Shumë prej tyre kanë ngelur vetëm në shtëpi. Nuk ishin të trishtueshme vetëm veprat e tyre, por shqetësuese ishte mungesa e dashurisë ndaj fëmijëve të vet. Ndaj bijave të veta. Madje, edhe kur ua bënin trupin mavi nga rrahja, u thoshin se po e bënin për të mirën e tyre. Nëse ky konstatim pranohet si i drejtë, atëherë edhe keqtrajtimi serb ndaj neve burrave, ka qenë i drejtë dhe për të mirën tonë. Dhe, do të kisha dashur të di vetëm një gjë nga ata burra të egër, të pamëshirshëm dhe të pashpirt: a thua mund të flenë qetë këtyre netëve të pakta që u kanë mbetur? A thua edhe sot e konsiderojnë krenari rrahjen dhe shtypjen dhe diskriminimin e grave dhe bijave të veta? Një popull që ka forcë të diskriminojë bijat, nuk njeh dashurinë, por urrejtjen. Nuk i beson dashurisë, por urrejtjes. Nuk i beson lirisë, por pushtimit. Një prind që ka fuqi të diskriminojë bijën, nuk meriton të quhet prind.

Etiketa: babafilloreLis Bukurocaserbshkollevajzat

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Nesër do të ketë ndërprerje të energjisë në Tiranë

Nesër do të ketë ndërprerje të energjisë në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com