Aktivistët e Kreshnik Spahiut i mbyllin derën Ditmir Bushatit, e ndalin të hyjë në zyrë
Aleanca Kuqezi protestoi sot para Ministrisë së Jashtme ndaj ministrit Ditmir Bushati, i cili thuhet se ka artikuluar në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, fjalët: “Ku është ndryshimi midis Partisë dhe Shqipërisë?!”
Aktivistë kanë protestuar duke mbyllur derën e Ministrisë me zinxhirë dhe dryn. Ata kishin në duar një parrullë me përmasa të mëdha me mbishkrimin: “Shqiperia mbi partitë”.
Gjatë protestës ata tentuan të pengojnë hyrjen e ministrit Bushati në zyrë. AK kërkon dorehëqjen e ministrit të Jashtëm.