Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka folur për mediatpas mbledhjes së Këshillit të Mandateve, ku do vendoset për imunitetin e tij.
Tahiri tha se e gjitha ajo që po ndodh te Mandatet është një estradë e paralajmëruar. Ai kërkoi që përpara Këshillit të Mandateve të dëshmojnë Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
“Të gjithë e patë se ç’lloj estrade ishte kjo, akti i dytë i një ekstrade, që s’është aq edhe e paparalajmëruar. Jam i vendosur për të mos u dorëzuar asnjë sekondë, do i shkoj deri në fund rrugës për drejtësi. Vështirësitë janë të mëdha, por s’do dorëzohem. Nëse nuk sjellin një provë të vetme, të sjellin dëshmitarë Saliun. Ai s’ka shkuar kurrë as në gjykatë, as në prokurori për të gjitha krimet. Nëse nuk vjen Saliu, le të vijë djali i tij që la të vdekur 26 njerëz në Gërdec. Të vijnë dhe të bëhen dëshmitarë. Le të vijë Ilir Meta, Monika, le të vijë Lulzim Basha. Ajo që patë sot ishte në kufijtë e skandalozes, për të qeshur dhe qarë, kjo që ndodhi sot dhe që ka ndodhur dje s’ka ndodhur as në komunizëm, as fashistët s’e kanë bërë që të të thonë shko në burg dhe pastaj na provo që s’ke marrë 5 mnl euro në muaj, kjo është estradë, shko në burg dhe provo që s’i ke dhënë kamionit, është sërish estradë”, theksoi Tahiri.