Niko, s’shajmë muzikën, sufllaqet e as grekët, por veç “fqinjët” si ty… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Niko, s’shajmë muzikën, sufllaqet e as grekët, por veç “fqinjët” si ty…

12:00 | 08/10/2017
në Uncategorized
0

Nga Andrea Danglli

“Grekë si Niko me shokë zgjohen nga zhurma e punës së shqiptarëve që i pastrojnë banesën, hanë sufllaqe aty ku punojnë shqiptarë, i besojnë rritjen e fëmijës një shqiptareje dhe pastaj… i shajnë!”

Kjo do të ishte përgjigjja e shkurtuar që do t’i jepja ministrit Nikos Kotzias i cili herë pas here lëshon ndonjë batutë të hidhur, diskriminuese dhe në kufij të bajates.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Mbase në pamje të parë mund të duket si diçka e vogël dhe e parëndësishme, por është lëndues fakti që diplomati fqinj “mbjell” këto steriotipe tek qytetarët e vendit të tij dhe më gjerë, duke tentuar që të krijojë përshtypjen se për çdo krisje marrëdhëniesh fajtor janë shqiptarët.

Kuptohet që raportet e çdo vendi me fqinjët ndikohen nga interesa jetësore në fusha të ndryshme, por ama është e pa tolerueshme që një temë kaq delikate të provokohet me këto argumente nga diplomat i lartë grek.

Më poshtë po i tregoj ministrit Kotzias se çfarë shajnë dhe nuk shajnë shqiptarët:

-Ne nuk “shajmë” muzikën, ushqimin apo grekët. Ne shajmë veç ata “fqinjë” që nuk bëjnë asnjë hap për të hequr ligjin e luftës duke e lënë vendin tonë nën kërcenim të përhershëm.

-Ne i “shajmë” veç ata fqinjë që bëjnë sikur nuk e njohin të shkuarën, historinë tonë dhe rrjedhimisht kërkojnë ta deformojnë atë.

-Ne i “shajmë” veç ata fqinjë që ende nuk kanë kërkuar falje për genocitin e përgjakshëm çam, ku u masakruan afro 3 mijë njerëz dhe u dëbuan padrejtësisht 25 mijë të tjerë prej vatrave të tyre.

-Ne i “shajmë” veç ata fqinjë që sa herë ka ndonjë tentativë për të hedhur në tryezë çështjen “Çame”, irritohen, ankohen dhe ndëshkojnë duke lëshuar ultimatumin “persona non grata”.

-Ne i “shajmë” veç ata fqinjë që vendosën alarmin për dy gurë nga Çamëria të sjella në Tiranë si simbol për ato troje, duke ditur se sa shumë ka heshtur shqiptari edhe kur i kanë shkelur mbi kallo.

-Ne i “shajmë” veç ata fqinjë që nuk pranojnë ta njohin Kosovën si vend të lirë dhe të pavarur. (megjithëse kjo është një temë tjetër)

-Ne i “shajmë” veç ata fqinjë që sa herë hidhet për diskutim ndonjë temë lidhur me origjinën e trojeve tona, ata nuk lenë pa sjellë në vëmendje oreksin nacionalist për vorio-epirin.

Sa i përket muzikës që përmendni, shqiptarët dëgjojnë këngë greke po aq sa dëgjoni edhe juve Rita Orën, kërceni me Dua Lipa-n, duartrokisni Saimir Pirgun, frymëzoheni nga Shkëlzen Doli, emocionoheni nga Inva Mula, etj.

Ne nuk i urrejmë, as i mallkojmë dhe as i ndëshkojmë grekët. Ne e respektojmë si vend dhe e duam si popull jo vetëm sepse i kemi besuar jetën e të paktën 800.000 motrave dhe vëllezërve tanë, por edhe se duamë që të ecim përpara pa mllefet e së djeshmes.

Një shprehje e vjetër thotë se “pyll pa derra nuk ka” dhe referuar asaj mendoj se
kanë qenë pikërisht “kafshët politike” në Athinë dhe Tiranë që kanë ngulur në mendje një urrejtje artificiale.

Ndaj herë tjetër përpara se të nxjerrësh ndonjë fjalë fyese është mirë që të marrësh në konsideratë edhe rolin tënd për të mos fajësuar masën e gjerë.

Është koha që në vend të deklaratave me nota nacionaliste që ngjallin steriotipet e së kaluarës, të nxjerrim në pah paqen dhe harmonin të cilat janë katalizatorët kryesorë drejt progresit.

Lista e mëkateve politike është shumë më e madhe se atyre mes popujsh, por unë po mjaftohem me kaq. Nëse e kishe fjalën që shfryhemi për to, atëherë ke plotësisht të drejtë.

Ne do të vijmë sërish në Greqi, do të pushojmë qetë me fqinjët e mirë, do të dëgjojmë muzikën e tyre të bukur dhe në fund do të “shajmë” veç ata njerëz si puna jote që nuk harrojnë kurrë të derdhin urrejtje ndaj shqiptarëve.

P.S. Personalisht kam kaluar një fëmijëri të bukur në Greqi edhe mezi pres që të takoj për Krishtlindje disa miq të vjetër, shoqe dhe shokë, me të cilët ruaj kujtime të vyera.

Etiketa: . ceshtja came cameriaAndrea DanglliçamgrekemuzikeNikos Kotziassufllaqe

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Rama: 11 milionë euro për qendrën historike të Vlorës

Rama: 11 milionë euro për qendrën historike të Vlorës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com