Trajneri Kristian Panuçi dhe kapiteni Ansi Agolli dolën në një konferencë për shtyp përpara gazetarëve shqiptarë dhe atyre spanjollë për t’iu përgjigjur pyetjeve për sfidën ndaj iberikëve, që do të zhvillohet ditën e premte në orën 20:45.
Një fakt interesant në këtë konferencë ishte se Federata Shqiptare e Futbollit kishte zgjedhur si përkthyes, Bashkim Shehun, djalin e ish-kryeministrit Mehmet Shehu. Bashkimi jeton prej 27 vitesh në Spanjë dhe është njohës mjaft i mirë i gjuhës spanjolle.
/Panorama/