Tifozët e Tiranës kishin bërë të ditur që dje se kishin vendosur ta bojkotonin takimin midis skuadrës së tyre dhe Flamurtarit, në shenjë proteste për rezultatet e dobëta të bardhebluve. Por gjithsesi nuk janë larguar nga “Selman Stërmasi” dhe pikërisht gjatë zhvillimit të ndeshjes kanë protestuar jashtë ambjenteve të impiantit. Ndërsa në sektorin e tyre të tibunës përballë ku akomodohen zakonisht kishin vendosur vetëm një baner, që mund të lexohej qartën nga Presidenti Halili, i cili kishte zënë vendin e tij të përhershëm në tribunën VIP: “I bone gati çelsat?”, një “pyetje” që zgjati gjatë të gjithë 90 minutëshin…