Gjykata e Lartë vendosi sot kthimin për rishqyrtim të dosjen penale të “Hakmarrjes për Drejtësi”. Gjykata e Apletit të Krimeve të Rënda në Apel do të rimarrë në shqyrtim çështjen e grupit kriminal “Hakmarrja për Drejtësi”.
Të dënuarit me burgim të përjetshëm për një sërë ngjarjesh kriminale bënë rekurs ndaj vendimit të Apelit, me pretendimin se janë torturuar gjatë marrjes në pyetje.
Rekursi i të dënuarve për disa krime të rënda bazohet mbi një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Prokurori Artur Selmani, i kërkoi gjykatës të mos pranonte rekursin, me arsyetimin se Kushtetuesja ka konstatuar si shkelje procedurale të gjykimit në Gjykatën e Lartë vetëm papajtueshmërinë e një gjyqtari.
Banda “Hakmarrja për Drejtësi” akuzohet për disa krime gjatë viteve 1992-1996 dhe i akuzuari kryesor për këto krime është Orik Shyti, i cili është dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm